Po mbahet Simpoziumi shkencor mbi gjetjet e reja për Skënderbeun

Më 6 maj, për 619-vjetorin e heroit kombëtar Gjergj...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Maqedonia e Veriut vendos për presidentin në një ambient të tensionuar gjeopolitik

Extra AL PVC

Përgatiti: Afrim Kasolli

Maqedonia e Veriut sot i mban zgjedhjet presidenciale. Kutitë e votimit janë hapur në ora 07. 00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllën në ora 19.00, ku 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote do vendosin për kryetarin e ardhshëm të shtetit.

Kandidatët kryesorë në garë për këtë post janë presidenti aktual Steve Pendarovski si kandidat i propozuar nga koalicioni për Ardhmëri Evropiane, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) parti kjo që aktualisht është ende në pushtetet. Nga partia opozitare maqedone VMRO-DPMNE kandidate është  Gordana Siljanovska Davkova.

Partitë shqiptare marrin pjesë me dy kandidatë. Fronti Evropian, të cilit i prinë partia më e madhe në mesin e shqiptareve në këtë shtet, Bashkimi Demokratik për Integrim e ka nominuar Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. Kurse opozita shqiptare e cila është e tubuar rreth koalicionit VLEN për këtë post e ka propozuar Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

Këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për rrethanat brendshme politike që po kalon ky shtet, por edhe sfidat gjeopolitike më të cilat po përballet si rajoni ashtu edhe kontinenti evropian në përgjithësi. Siç dihet, Maqedonia e Veriut është një shtet anëtar i Aleancës Veri-atlantike të NATO-së.

Mirëpo, ajo ka ngecur sa i përket agjendës së integrimeve evropiane. Që të zhbllokohet ky proces shteti i Bullgarisë ka kërkuar përfshirjen e minoritetit bullgar si kategori kushtetuese. Këto ndryshime nuk mund të bëhen pa dy të tretat e deputeteve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Partia aktuale opozitare VMRO-DPMNE, ashtu siç nuk ishte pajtuar me ndryshimin e emrit, ka premtuar po ashtu  se nuk do ta miratojë as kërkesën e Sofjes.

Ndërkohë, rezultati i zgjedhjeve të sotme presidenciale, në mase të madhe do ta përcaktojë edhe fituesin e zgjedhjeve parlamanetare që do të mbahen me 8 maji. BDI ka premtuar se nëse i fiton zgjedhjet nw kampin shqiptar nuk do të bisedojë me asnjërën prej partive fituese maqedonase për formimin e ekzekutivit pa u dakorduar paraprakisht për domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese.

Mbetet të shihet se çfarë drejtimi politik do të marrë ky shtet, sidomos në një kohë kur tensionet gjeopolitike si për shkak të pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia ashtu edhe luftës në Lindje të Mesme ndodhen në kulm.

Në anën tjetër, hulumtimi i fundit publik i Institutit Ndërkombëtar Republikan i realizuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka konstatuar se për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shteti i Serbisë mbetet më i preferuari. Kurse për këtë të fundit Rusia. Ndërkaq, para pak dite inteligjenca kombëtare amerikane alarmonte mbi rrezikun e shtimit të konflikteve dhe tensioneve ndër-etnike, “Udhëheqësit nacionalistë të Ballkanit ka të ngjarë t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhin e tyre politik, ndërkohë që aktorë të jashtëm i përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të ruajtur ndikimin e tyre në rajon” shkruante ndër të tjera ky raport.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Lamtumira e së keqes

Ismail Kadare (Askush më mirë se sa shkrimtari i njohur...

Po mbahet Simpoziumi shkencor mbi gjetjet e reja për Skënderbeun

Më 6 maj, për 619-vjetorin e heroit kombëtar Gjergj...

Poezi për Skënderbeun

Figura e Skënderbeut kishte zënë nju vend madhështor në...

Gani Jakupi i beson e i gëzohet lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar: Shumë e ‘jetimin’ paska m’e lanë n’Kosovë

Gani Jakupi, i angazhuari nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, i është...

Lamtumira e së keqes

Ismail Kadare (Askush më mirë se sa shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nuk ka treguar mbi motivet e sulmeve të orkestruara kundër figurës së Skënderbeut....

Po mbahet Simpoziumi shkencor mbi gjetjet e reja për Skënderbeun

Më 6 maj, për 619-vjetorin e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, po mbahet Simpoziumi shkencor, kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja...