Tahiri: Kurti po kërkon shpëtim nga dështimi përmes zgjedhjeve, por jo shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar...

Osmani thotë se e ardhmja e Kosovës është në familjen euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, në Samitin e Kopenhagës...

Po kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor, kanë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

LDK: Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ishte goditje e madhe për kombin

Extra AL PVC

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot në 41 vjetorin e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, ka deklaruar se vrasja e tyre ka qenë goditje e madhe për mbarë kombin tonë.

LDK ka theksuar se heronjtë e kombit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, ishin shndërruar në pikënisje e referencë për secilin veprimar

“Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë u qëlluan për vdekje tre kolosët e lëvizjes për liri e demokraci, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vrasja e tyre ishte goditje e madhe jo vetëm për lëvizjen shqiptare në mërgim, mirëpo për mbarë kombin tonë. Jeta e tyre u shua padrejtësisht e në mënyrë barbare nga agjenturat e shërbimit sekret serb.

Rruga dhe ideali i tre shokve të pandarë, më shumë se mision për t’i shërbyer atdheut, ishte përkushtim që jetën e tyre ta falin për lirinë e popullit shqiptar. Heronjtë e kombit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, u shndërruan në pikënisje e referencë për secilin veprimar që do e vazhdonte aktivitetin për çlirimim nga okupatori; për liri, demokraci dhe pavarësi. Sot, në 41 vjetorin e rënies së tyre, ne nderojmë dhe kujtojmë veprën e tyre sublime. I përjetshëm kujtimi për Jusuf, Bardhosh e Kadri Zekës!”, është bërë e ditur në reagimin e LDK-së.

Të tre heronjtë, siç ka shtuar LDK janë dhe mbesin frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet vepruar e punuar për atdheun.

Më 17 janar të vitit 1982 janë vrarë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Ndonëse, kanë kaluar 41 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Tahiri: Kurti po kërkon shpëtim nga dështimi përmes zgjedhjeve, por jo shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar...

Osmani thotë se e ardhmja e Kosovës është në familjen euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, në Samitin e Kopenhagës...

Po kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor, kanë...

Zubin Potok: Një qytetarë thotë se i është djegur kamioni gjatë natës

Një qytetar në Zubin Potok ka raportuar se disa...

Tahiri: Kurti po kërkon shpëtim nga dështimi përmes zgjedhjeve, por jo shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Kurti me PDK-në. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se...

Osmani thotë se e ardhmja e Kosovës është në familjen euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, tha se për Kosovën e ardhmja në familjen euroatlantike është vet realiteti. Ajo...

Po kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor, kanë mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në kundërshtim të heqjes së emrit të...