Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lajçak: S’ka normalizim pa u bë Asociacioni

Extra AL PVC

Nëse nuk ka progres në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është e vështirë të pritet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke shtuar se Kosova dhe Serbia janë në rrugën e tyre evropiane dhe e dinë se cilat janë obligimet e tyre.

“Për Serbinë është raporti vjetor i Komisionit Evropian që tregon saktësisht se çfarë duhet bërë. Për Kosovën është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Gjithashtu, në përputhje me vendimet e Këshillit të BE-së, normalizimi i marrëdhënieve është parakusht për përparimin në rrugën evropiane. Unioni ka thënë qartë se nuk mund të importojë probleme dypalëshe të pazgjidhura”, tha Lajçaku.

I pyetur nëse ka ndonjë përparim në çështjen e Asociacionit, ai u përgjigj se “për momentin nuk ka përparim” dhe se mund të përsërisë se gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet.

“Parimi i përgjithshëm i ‘Pacta sunt servanda’ – parimi bazë i së drejtës kontraktuale sipas të cilit kontrata e lidhur është ligji për palët kontraktuese, të cilat janë të detyruara të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrën e përcaktuar me kontratë dhe janë përgjegjës për përmbushja e atyre obligimeve – vlen për të dyja palët”, theksoi Lajçak.

Sa i përket negociatave për çështjen e dinarit, ai ka treguar se gjithmonë ka zgjidhje nëse ka vullnet të mirë dhe se çështjet që janë më shumë teknike sesa politike janë mjaft të vështira për t’u zgjidhur.

“Por vlerësoj që të dyja palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje. Ne jemi takuar pesë herë në gjashtë javët e fundit, do të takohemi sërish javën e ardhshme. Njëra palë dhe tjetra po marrin pjesë në kërkimin e zgjidhjes dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Lajaçaku. /Kosovo Online/

spot_img

Të fundit

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma,...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën e lirisë së shtypit thekson se sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma, ku do të boksojë në “vor der Haustur” në Augsburg, ku jeton për afro 5...