Mediat gjermane për situatën në BeH: Megjithëse është qetësi në Srebrenicë, tensionet po përshkallëzohen nga nxitja e politikanëve serbë

“Megjithëse është qetësi në Srebrenicë, tensionet po përshkallëzohen…të nxitura...

Petkoviq thotë se iu ndalua vizita në Kosovë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar...

Musliu falënderon Eliza Hoxhën për mbështetjen gjatë këtyre tre muajve sa ka pasur probleme me shëndetin

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kuvendi i Kosovës nuk miraton dyfishimin e buxhetit për rrugën Prishtinë-Podujevë

Extra AL PVC

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar amendamentin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni për dyfishimin e buxhetit për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Deputeti i mazhorancës, në seancën e sotme ku po shqyrtohet në lexim të dytë buxheti për vitin 2023, tha se në kodet buxhetore për rrugën Prishtinë-Podujevë duhet të shtohen edhe gjashtë milionë euro.

Dyfishimi i buxhetit për këtë rrugë, Hyseni tha se është domosdoshmëri për qytetarët në atë pjesë.

Hyseni: Të dyfishohet buxheti për rrugën Prishtinë-Podujevë

“Projekti ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, të shtohet shuma prej gjashtë milionë euro, shumës aktuale që është planifikuar në buxhetin për vitin 2023. Pra të dyfishohet dhe të kemi 12 milionë euro gjithsej për këtë projekt”, tha ai.

Megjithatë, këtë amendament nuk e mbështetën bashkëpartiakët e Hysenit në Grupin Parlamentar të LVV-së, përveç shtatë deputetëve që janë nga rajoni i Podujevës. Ndërkaq, partitë opozitare u shprehën pro tij.

Derisa i paraqiti rezultatet e votimit të këtij amendamenti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ky propozim nuk kalon për gjysmë vote.

Konjufca: Ky propozim nuk kalon për gjysmë vote

“Për gjysmë vote nuk kalon, 75 deputetë kanë votuar, 37 për, 34 kundër, katër kanë abstenuar. S’kalon amendamenti 28”, deklaroi ai.

Amendament të ngjashëm për dyfishimin e buxhetit për rrugën Prishtinë-Podujevë paraqiti edhe deputeti i PDK-së, Isak Shabani. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mediat gjermane për situatën në BeH: Megjithëse është qetësi në Srebrenicë, tensionet po përshkallëzohen nga nxitja e politikanëve serbë

“Megjithëse është qetësi në Srebrenicë, tensionet po përshkallëzohen…të nxitura...

Petkoviq thotë se iu ndalua vizita në Kosovë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar...

Musliu falënderon Eliza Hoxhën për mbështetjen gjatë këtyre tre muajve sa ka pasur probleme me shëndetin

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...

Presidentja Osmani: Mbështesim gazetarët dhe të drejtën e tyre për të raportuar pa frikë dhe pa censurë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës...

Mediat gjermane për situatën në BeH: Megjithëse është qetësi në Srebrenicë, tensionet po përshkallëzohen nga nxitja e politikanëve serbë

“Megjithëse është qetësi në Srebrenicë, tensionet po përshkallëzohen…të nxitura kryesisht nga politikanët serbë”, e fillon artikullin e tij gazetari Tobias Zick në Suddeutsche Zeitnung...

Petkoviq thotë se iu ndalua vizita në Kosovë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë një vizitë...

Musliu falënderon Eliza Hoxhën për mbështetjen gjatë këtyre tre muajve sa ka pasur probleme me shëndetin

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka falënderuar deputeten që vijnë nga i njëjti subjekt politik, Eliza Hoxhën për...