Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë plenare.

Seanca pritet të fillojë nga ora 10:00.

Në rend të ditës janë 29 pika.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët publik,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në sektorin publik,

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

16. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,

19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,

23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,

24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,

25. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,

26. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

27. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

29. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.