Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm,...

Çka thotë Sami Lushtaku për takimin e Memli Krasniqit me Albin Kurtin?

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kush është vrasësi serik më i keq i Rusisë, i cili theri 200 gra, që po i kërkon Putinit ta lejojë të luftojë në Ukrainë

Extra AL PVC

Një vrasës serik që vlerësohet si më gjakatari i Rusisë dhe i cili theri “200 gra” është shfaqur si vullnetar për të luftuar për Vladimir Putinin në Ukrainë.

Sipas The Sun, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mikhail Popkov, 58-vjeç, i cili synon të lirohet sipas klauzolës në ligjin rus që fal kriminelët me dënime të mëparshme nëse ata luftojnë në Ukrainë dhe qëndrojnë gjallë për më shumë se gjashtë muaj.

Skema e diskutueshme ka parë tashmë mijëra vrasës, përdhunues dhe kriminelë të tjerë që janë bërë mercenarë në fushatën kriminale të Kremlinit.

I njohur si “Maniaku Anagarsk”, Popkov u dënua për vrasjen e të paktën 78 femrave midis 1992 dhe 2010.

Megjithatë, një burim policor beson se numri i vërtetë është afër 200.

Deri më tani, përdhunuesi i poshtër po vuante dy dënime të përjetshme dhe nëntë vjet shtesë pas tre gjyqeve të veçanta.

Ish-polici përdhunoi shumicën e viktimave të tij të moshës 18 deri në 50-vjeç përpara se t’i vriste me sëpatë, çekiç, thika, kaçavida dhe lopata, vë në pah The Sun, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, autoritetet ruse lejuan televizionin shtetëror të intervistonte të çmendurin pas hekurave ndërsa ai lutej të bashkohej me forcat Putinit.

Ai pohoi se kishte përvojë nga koha e tij si rekrut i Ushtrisë së Kuqe.

Andaj, Popkov tha: “Unë nuk do të hezitoja ta bëja këtë [t’i bashkohem luftës]”.

“… Edhe pse kam qenë në burg për dhjetë vjet, nuk mendoj se do të ishte aq e vështirë të mësoja [aftësi të reja] shpejt”.

Vrasësi masiv ka rrëfyer befas për më shumë vrasje ndërsa kërkon të fitojë një vend në ushtrinë private të Wagner, të kryesuar nga miku i Putinit, Yevgeny Prigozhin.

Ndryshe, skema e neveritshme e Kremlinit ka liruar më shumë se 40,000 të dënuar që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Popkov është nga Norilsk, Krasnoyarsk Krai, qyteti i tretë më i madh në Siberi.

Por ai kreu shumicën e terrorit të tij në Angarsk, Irkutsk Oblast, një rajon i madh rreth 4000 kilometra në lindje të Moskës.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, një vlerësim psikiatrik e diagnostikoi Popkovin me mani vrasjeje, “një gjendje kur një person ka një dëshirë irracionale për të vrarë dikë”.

Megjithatë, vrasësi masiv u shpall i shëndoshë.

Lojtës Videosh

spot_img

Të fundit

Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e...

Holanda publikon listën e “Euro 2024”, “Tulipanët” mund të befasojnë

Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Kumanit...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm,...

Ekspertët e sigurisë e shohin atentatin ndaj kryeministrit sllovak si “dështim” i mbrojtjes së vendit

Ekspertët në Sllovaki kanë kritikuar masat paraprake të sigurisë...

Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani ka tre vjet që është emëruar presidente e vendit dhe është presidentja e dytë...

Holanda publikon listën e “Euro 2024”, “Tulipanët” mund të befasojnë

Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Kumanit e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi vetëm një...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një operacion i gjerë po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së...