“Emrin Kosovë ia kemi falë Serbisë, ne jemi Shqipëri”, thotë Shemi

Këngëtari Shemsi Krasniqi ka theksuar se është gjithmonë pro...

Dëshmitarët rrëfejnë për maltretimet e të burgosurve shqiptarë nga i akuzuari për krime lufte, Dragisha Millenkoviq

Në Gjykatën e Prishtinës, më 20.06.2024, është mbajtur seanca...

Vdes një 47-vjeçare në Prizren pas rënies në hapësirën e ashensorit

Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti viziton ekspozitën “KFOR and Kosovo +25”: Nga i burgosur politik, bëhem rob lufte

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ekspozitën e fotodokumentarit “KFOR and Kosovo +25” që shënon edhe 25-vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se ende ishte nën mbresat e këtyre fotografive të kësaj ekspozite që porsa i pa në një mënyrë të dyfishtë.

“E para për shkak se jemi në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit e të paqes, të hyrjes së trupave të NATO’s në Kosovë; dhe së dyti, për shkak se dy vitet e gjysmë të para të lirisë, ai ka qenë rob lufte”, tha ai, duke shtuar se këto fotografi e mësojnë për atë që i mungon.

“Nga i burgosur politik me datën 10 qershor, bëhem rob lufte. Janë ato dy vjet e gjysmë të para të cilët nuk i di për shkak se kam qenë i mbyllur dhe i izoluar, dhe të gjitha këto ekspozita dhe shfaqje e paraqitje të cilat na kthejnë 25 vjet përpara nuk janë të tilla që më rikujtojnë mua sa më mësojnë për atë që më mungon. Andaj falënderoj me mirënjohjen më të thellë organizatoren për këtë’’, tha ai.

Duke kujtuar ditët e luftës, kryeministri theksoi se kjo ekspozitë njëmend na kthen pas, në muajt e parë të lirisë dhe sjellë në pah një periudhë historike të rëndësishme për të gjithë neve, na e sjellë kontrastin ndërmjet çnjerëzores së një regjimi dhe bukurisë së hirshme të njerëzimit.

“Në veçanti në këtë ekspozitë mund të shihni jetën e rëndomtë të njerëzve në situata të ndryshme të cilat njerëzorja i bën të njëjta. Pra, do të mund të shihni jo ngjarjet e jetës që e bëjnë jetën ngjarje të mirë dhe ky fotodokumentim unik nga fotografi e gazetari Nick Sidle, është një testament për guximin dhe sakrificat e atyre që kanë kontribuar për paqe në vendin tonë’’, veçoi ai.

Teksa komentonte fotografitë, kryeministri theksoi se është  një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kontributin e çmuar të KFOR-it në substancë të së cilës ishte NATO-ja.

Krahas atyre që kanë kontribuar në këtë ekspozitë, kryeministri shprehu mirënjohje e përjetshme për të gjithë paqeruajtësit që kanë shërbyer e shërbejnë në Kosovë.

“Kontributi juaj është i pamatshëm dhe i paharrueshëm”, tha ai.

Fjalë rasti mbajtën edhe Lord George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ministër i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Në këtë ekspozitë, kryeministri shoqërohej nga zëvendëskryeministret, Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi si dhe ministrat, Hajrulla Çeku, Elbert Krasniqi dhe Rozeta Hajdari.

Ekspozita “KFOR and Kosovo +25” po shfaqet në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

spot_img

Të fundit

Barcelona shpresonte ta shiste, por lojtari po largohet si i lirë

Barcelona ka të ngjarë të humbasë një tarifë transferimi...

“Emrin Kosovë ia kemi falë Serbisë, ne jemi Shqipëri”, thotë Shemi

Këngëtari Shemsi Krasniqi ka theksuar se është gjithmonë pro...

Dëshmitarët rrëfejnë për maltretimet e të burgosurve shqiptarë nga i akuzuari për krime lufte, Dragisha Millenkoviq

Në Gjykatën e Prishtinës, më 20.06.2024, është mbajtur seanca...

Mësoni sa hapa duhet patjetër t’i bëni në ditë për të hequr peshën trupore

Ecja është ndihmues esencial i heqjes së peshës, mbajtjes...

Barcelona shpresonte ta shiste, por lojtari po largohet si i lirë

Barcelona ka të ngjarë të humbasë një tarifë transferimi për Sergino Dest, pas një lëndimi serioz të ligamentit të kryqëzuar të përparmë. Blaugranët mund të...

“Emrin Kosovë ia kemi falë Serbisë, ne jemi Shqipëri”, thotë Shemi

Këngëtari Shemsi Krasniqi ka theksuar se është gjithmonë pro bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe sipas tij tashmë jemi bashkuar. Ai ka thënë se emri...

Dëshmitarët rrëfejnë për maltretimet e të burgosurve shqiptarë nga i akuzuari për krime lufte, Dragisha Millenkoviq

Në Gjykatën e Prishtinës, më 20.06.2024, është mbajtur seanca e radhës ndaj Dragisha Millenkoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë. Në këtë seancë janë...