25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

​25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi...

Nga cili ushqim shkaktohet kanceri

Raporte lidhur me shkaqet e kancerit ka shumë, madje në disa...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve.

Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë kontribut të rëndësishëm, të veçantë e të çmueshëm.

“Republika e Kosovës është Republikë e të gjitha komuniteteve. Sot e shënojmë e festojmë ditën e komunitetit goran, për të cilën dhe i urojmë të gjithë qytetarët nga ky komunitet. Kontributi i juaj në jetën shoqërore të vendit tonë, mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm. Vitin e kaluar, kam patur mundësinë të takohem përsëri me përfaqësues tuaj, si në Prishtinë, por po ashtu dhe gjatë një vizite në Dragash”, ka uruar Kurti.

Kryeministri tha se Qeveria e tij ka dëshmuar “se askush, nga asnjë komunitet, nuk do të lihet pas, por do të jetë pjesë e zhvillimit e progresit tonë, ku politikat progresiste të shtetit mbërrijnë tek të gjithë”.

“Andaj dhe nuk kanë munguar investimet e qeverisë sonë si në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe mbështetjes ekonomike, ndërtimit të shtëpive, përfitimit nga kuotat e punësimit apo dhe verifikimit të diplomave”, thotë ai.

“Kjo ditë feste na rikujton se bashkë kemi bërë shumë, por mund të bëjmë ende më shumë. Do të vijojmë punën në mbrojtjen, promovimin e mbështetjen e komunitetit goran”, thotë Kurti.

spot_img

Të fundit

25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

​25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi...

Nga cili ushqim shkaktohet kanceri

Raporte lidhur me shkaqet e kancerit ka shumë, madje në disa...

Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës – Gjykimi në mungesë e shtimi i kapaciteteve, alternativat e vetme

Vetëm tre prokurorë janë të angazhuar për t’i hetuar...

Skenderaj, arrestohet pasi i sulmoi fizikisht dy të mitura

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi kishte sulmuar...

25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

​25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi kriminal i Sllobodan...

Nga cili ushqim shkaktohet kanceri

Raporte lidhur me shkaqet e kancerit ka shumë, madje në disa prej tyre thuhet se mishi i përpunuar është shkaku kryesor i kancerit. Dhe mishi i kuq mesa duket...

Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës – Gjykimi në mungesë e shtimi i kapaciteteve, alternativat e vetme

Vetëm tre prokurorë janë të angazhuar për t’i hetuar rastet e krimeve të luftës dhe të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Por ky...