Weber për Asociacionin thotë se kryeministrit Kurti i mungon pika politike, nuk besoj se është naiv

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunëtor i lartë në...

Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka folur për...

“Kurti dhe Krasniqi u dakorduan sonte për datën e zgjedhjeve”, thotë Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se takimi i sodit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti publikon të arriturat e qeverisë në sektorin publik dhe shëndetësi

Extra AL PVC

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka publikuar disa të arritura, sipas tij, të qeverisë në sektorin publik dhe shëndetësi.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se qeveria ka miratuar dy nga projektligjet më të rëndësishme të reformës së administratës.

Kemi miratuar dy nga projektligjet më të rëndësishme të reformës së administratës:

– Projektligji për Zyrtarët Publik; dhe

– Projektligji për Paga në Sektorin Publik.

Me Ligjin për Zyrtarët Publik kemi krijuar, ndër të tjera, të gjithë mekanizmat e duhur për:

– Rekrutime të hapura për të gjithë nga jashtë dhe brenda administratës publike;

– Rigjenerim dhe përforcim të kapaciteteve njerëzore (mërgata, praktika për të rinjtë e të rejat);

– Hapja e sistemit për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në pozitat drejtuese;

– Përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në çdo kategori;

– Mundësi të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;

– Jetësim i konceptit të karrierës;

– Mundësi reale për ngritje në karrierë përmes mekanizmit të mandateve me kohë të caktuar në nivelet menaxheriale;

– Matje e drejtë e performancës dhe cilësisë.

Me Projektligjin për Paga në Sektorin publik:

– Dallimin mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët e kemi nivelizuar nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë;

– Dallimi mes koeficientit më të lartë që është Presidentja, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë; dallimi mes pagës së Kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë;

– Dallimi në mes të Ministrit dhe policit të lartë është vetëm 2.77 herë, ndërsa dallimi mes Kryeministrit dhe policit të lartë është vetëm 2.88 herë;

– Dallimi në mes të kreut të shtetit, Presidentes dhe mjekut specialist është vetëm 1.5 herë;

– Mjeku specialist në institucionet shëndetësore është në të njëjtin raport me sistemin e drejtësisë në gjykatën dhe prokurorinë themelore, dhe të përafërt me Profesorin e rregullt.

Kemi përmirësuar furnizimin me barna: përqindja e furnizimit me barna nga Lista Esenciale e Barnave është rreth 70%, ajo me material shpenzues rreth 90% kurse furnizimi me insulina arriti në 100%.

Zgjeruam mbulimin e trajtimit me terapi nga lista komplementare (për fibrozë cistike).

Funksionalizuam Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive.

Funksionalizuam Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.

Hapëm depon e re qendrore të vaksinave.

Për herë të parë siguruam vaksinat kundër HPV.

Miratuam:

-Ligjin për sëmundjet ngjitëse;

– Koncept dokumentin për sëmundjet e rralla dhe atë për shëndetin mendor.

Me udhëzimin administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj lehtësuam procedurat e licencimit të profesionistëve të mërgatës, si dhe të atyre të trojeve të banuara me shqiptarë.

 

spot_img

Të fundit

Weber për Asociacionin thotë se kryeministrit Kurti i mungon pika politike, nuk besoj se është naiv

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunëtor i lartë në...

Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka folur për...

“Kurti dhe Krasniqi u dakorduan sonte për datën e zgjedhjeve”, thotë Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se takimi i sodit...

Weber për Asociacionin thotë se kryeministrit Kurti i mungon pika politike, nuk besoj se është naiv

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Politikat e Demokratizimit në Berlin të Gjermanisë, Bodo Weber, ka deklaruar se nuk...

Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka folur për mundësinë që ajo të hynte në qeverisje me PDK-në. Gërvalla tha se nuk e sheh si...

“Kurti dhe Krasniqi u dakorduan sonte për datën e zgjedhjeve”, thotë Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se takimi i sodit është rezultat i plotë takimeve dhe bisedave jopublike që kanë ndodhur javëve të fundit mes...