Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të premten...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti në Sofje diskuton për situatën e sigurisë në Evropë dhe rajon

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit nga Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Dimitar Glavchev.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, marrëdhëniet e mira ekonomike dhe vullneti i dyanshëm për zgjerimin e tyre ishin temat qendore të bisedës dhe takimit.

Bullgaria njohu pavarësinë e Kosovës në mars të vitit 2008, ndërkaq sivjet shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Deri më tani kemi të nënshkruara tetë marrëveshje dypalëshe dhe disa tjera që presin të finalizohen. Me synim fuqizimin e raporteve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare, në qershor të vitin të kaluar u themelua Oda Ekonomike Kosovë-Bullgari me seli qendore në Sofje. Këtë vit, planifikohet të organizohet forum i përbashkët i bizneseve të Kosovës dhe Bullgarisë. Bullgaria kishte luajtur një rol të rëndësishëm për ne në vitin 1999 duke hapur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatës kundër Serbisë, që i dha fund gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ajo vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në sigurinë e vendit tonë me pjesëmarrjen dhe praninë e trupave të saj në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë i Bullgarisë Glavchev, diskutuan edhe për situatën e sigurisë në kontinentin e Evropës dhe atë në rajon, dhe folën për nevojën e bashkëpunimit sa më të thellë ndërmjet shteteve mike e partnere dhe ndërmjet shoqërive demokratike.

Në vizitën e tij të parë në Bullgari, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar me pritjen nga homologu tij dhe falënderues për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë.

spot_img

Të fundit

​Robin Krasniqi-Jorge Silva, kryhen matjet

Kanë përfunduar matjet e boksierëve Robin Krasniqi dhe Jorge...

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të premten...

​Robin Krasniqi-Jorge Silva, kryhen matjet

Kanë përfunduar matjet e boksierëve Robin Krasniqi dhe Jorge Silva, para meçit të nesërm të dyshes në Augsburg të Gjermanisë. Që të dy boksierët, ku...

Zgjedhjet evropiane të qershorit, Kurti udhëton drejt gjermanisë për t’iu bashkuar konferencës së socialistëve

Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë...

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

jë zjarr i madh në një kompani të teknologjisë metalike në Berlin shkaktoi një tym të madh në kryeqytetin gjerman. Reparti i zjarrfikësve kreu një...