Reagon ashpër menaxheri i Xhensilës pas deklaratës së Robertit

Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit...

Ministri Aliu kujton heroin, Luan Haradinaj: Lavdi lajmëtarit të lirisë, heroit të kombit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka kujtuar...

Kurti kujton Luan Haradinajn: Gjaku i tij i skuqi gurët e kufirit që ai i kishte ëndërr t’i shembte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar heroin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti në Berlin: NATO dhe KiE shtyllat e paqes demokratike në Evropë

Extra AL PVC

ryeministri Albin Kurti, në një ngjarje të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë në Berlin për 75-vjetorin e Këshillit të Evropës, ka theksuar rëndësinë e NATO-s dhe Këshillit të Evropës si shtylla të paqes demokratike në Evropë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, në Berlin për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në fjalën e tij, Kurti ka rikujtuar se 75 vjet më parë, në prill të vitit 1949, u krijuan dy institucione që kanë transformuar historinë evropiane, NATO dhe Këshilli i Evropës, të cilat i ka cilësuar si shtyllat e paqes demokratike në Evropë.

Ai ka përmendur përjetimet e qytetarëve tanë në luftën për çlirim dhe pavarësi, e për të cilët lidhja me këto institucione perëndimore e demokratike ishte dhe që atëherë mbështetje për t’i ikur tmerreve të kohës.

Duke nënvizuar se vendi ynë aspiron dhe punon për anëtarësimin në NATO e Bashkimin Evropian, kryeministri Kurti ka thënë se hapi i parë për bashkimin me demokracitë evropiane është anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

“75 vjet nga krijimi i Këshillit të Evropës, 25 vjet që kur NATO, përfshirë Gjermaninë, shkoi në luftë për të mbrojtur dhe shpëtuar qytetarët e Kosovës nga tmerret e masakrave, vrasjeve, përdhunimeve dhe dëbimeve masive. 2024 është viti i duhur që demokracia e fundit në Evropë që nuk është ende anëtare e Këshillit të Evropës t’i bashkohet asaj”, ka deklaruar Kurti.

Në vijim, ai ka folur edhe rreth përkushtimit të vendit për vlerat e parimet demokratike, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut e vëmendjen ndaj nevojave të komuniteteve joshumicë.

Mes tjerash, Kurti ka theksuar se në këto tri vjet qeverisje, kanë dëshmuar se zhvillimi socio-ekonomik dhe progresi demokratik shkojnë krah për krah.

Kryeministri ka bërë thirrje miqve gjermanë që ta mbështesin vendin tonë edhe në këtë hap të fundit të anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës, si vendi i 47-të anëtar.

Në fund, ai ka falënderuar Bundestagun dhe SPD-në për mikpritjen, interesin, mbështetjen dhe rolin kyç demokratizimin e Evropës dhe për ndihmën e vazhdueshme.

spot_img

Të fundit

Reagon ashpër menaxheri i Xhensilës pas deklaratës së Robertit

Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit...

Ministri Aliu kujton heroin, Luan Haradinaj: Lavdi lajmëtarit të lirisë, heroit të kombit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka kujtuar...

Kurti kujton Luan Haradinajn: Gjaku i tij i skuqi gurët e kufirit që ai i kishte ëndërr t’i shembte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar heroin...

Krasniqi kujton Luan Haradinajn: Do të kujtohet përherë si sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, e ka kujtuar Luan...

Reagon ashpër menaxheri i Xhensilës pas deklaratës së Robertit

Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit Robert Berisha, i cili tha se këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka publikuar me qëllim një...

Ministri Aliu kujton heroin, Luan Haradinaj: Lavdi lajmëtarit të lirisë, heroit të kombit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka kujtuar heroin e kombit, Luan Haradinaj në 27-vjetorin e rënies së tij.Përmes një postimi në Facebook,...

Kurti kujton Luan Haradinajn: Gjaku i tij i skuqi gurët e kufirit që ai i kishte ëndërr t’i shembte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në përvjetorin e rënies së tij. Ai ka shkruar se sot 27 vjet më...