Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e 16 anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë, në masakrën e kryer nga njësiti serb “Shkorpionët”.

Kurti, mes tjerash theksoi se ata na kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe i lirisë që e gëzojmë sot.

Shefi i ekzekutivit kërkoi nga Prokuroria e shtetit që të punojë më shumë që kryerësit dhe urdhërdhënësit e kësaj masakre të përballen me drejtësinë.

“Familjet Bogujveci, Duriqi dhe Llugaliu ishin bashkë por njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe lirin e popullit. Ata, ne kujtojnë dhe përkujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe lirisë që e gëzojmë sot, se si rrënjët e shtetit dhe lirisë janë te gjaku i martireve dhe dëshmorëve. Por njëkohësisht zëri ynë do të jetë gjithnjë më i fuqishëm si institucional dhe qytetar për kërkim të drejtësie”, tha Kurti.

Kurti tha se masakra e familjes Bogujevci është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë derisa shtoi se njësiti që ka marrë pjesë në këtë masakër, ka marrë pjesë edhe në masakrën e Srebrenicës më 1995.

“Janë vrarë shtatë gra e shtatë fëmijë. Fëmijët kanë qenë prej dy vjeç deri 15 vjeç. Me këtë rast është mbajtur një proces gjyqësor në Serbi ku janë dënuar disa pjesëtarë të njësitit famëkeq ‘Shkorpion’ që kanë kryer vrasje edhe në masakrën e Srebrenicës në gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë. Ata të dënuar maksimalisht me 20 vjet pa u penduar kur i kanë mbajtur 2/3 e dënimit janë liruar. Kryesori i tyre është arrestuar në dhjetorin e vitit 2022, në Athinë të Greqisë si kreu i një karteli të drogës atje. Kjo tregon se si kriminelët e luftës dhe krimi i organizuar në paqe janë të ndërlidhura ngushtë. Ne kemi nevojë për drejtësi institucionale në Kosovë por edhe në rajon”, tha tutje Kurti.

“Meqenëse numri më i madh i kriminelëve vazhdojnë të jenë eksponentë të krimit të organizuar ata siç dihet nuk ndodhen më në Kosovës. Ne edhe një herë i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të bëjë më shumë në mënyrë që këta vrasës mizor të familjeve Bogujevci, Duqiri e Llugali të ndodhen prapa grilave sepse kanë pasur shumë më tepër ekzekutorë dhe urdhërdhënës të kësaj ekspedite kriminale gjenocidale se sa janë përballur në procese në drejtësi. Në Serbi nuk ka pasur drejtësi për këto familje. Në mesin e atyre që u masakruan këtu ishte edhe Saranda Bugojevci e cila ju mbijetoi 16 plumbave. Pra para 25 vjetëve trupi i njomë i Saranda Bugojevict atëherë e mitur përfundoi me 16 plumba dhe ata 5 që shpëtuan nga kjo masakër ishte një mrekulli dhe sot janë dëshmitarë të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, u shpreh Kurti.

spot_img

Të fundit

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...

OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së: Largoni duart nga dëshmorët, mjaft më me shpifje e përçarje

OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes...

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë, e cila...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të sulmeve ndaj "shtëpive të civilëve në pjesën...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil, as pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi deputetëve gjermanë miratimin e tij, në...