Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim

Një shqiptar 30-vjeçar (J.G.) me shtetësi zvicerane, i lindur...

Kapet kosovari në Zvicër me pasaportë kroate false, punoi si murator – kaq u dënua

Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që përmbush nevojat e qytetarëve

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet jo shumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”.

Kurti tha se administrata publike është fusha ku ne i shërbejmë qytetarëve prandaj  është prioritet kyç i qeverisë sonë.

Ai ka theksuar se synojmë zvogëlimin e dokumentacioneve të kërkuara, lehtësimin e proceseve të aplikimit nëpërmjet digjitalizimit dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga institucionet publike.

“Është hera e parë që po diskutojmë për këtë teme. Administrata publike është fusha ku ne i shërbejmë qytetarëve prandaj  është prioritet kyç i qeverisë sonë. Zvogëlimi i barrës administrative është një hap i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha komunitet në Kosovë të kenë mundësi të barabarta për të përfituar shërbimet dhe burimet qeveritare. Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase dhe përgjegjëse që përmbush nevojat e qytetarëve. Kjo përfshin zvogëlimin e dokumentacioneve të kërkuara, lehtësimin e proceseve të aplikimit nëpërmjet digjitalizimit dhe përmirësimi e shërbimeve të ofruara nga institucionet publike”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se përmirësimi i sistemit të administratës do të ndikojë edhe në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për kryerjen e procedurave  të nevojshme për bizneset dhe ndërmarrësit.

“Në fushën e arsimit zvogëlimi i barrës administrative do të lehtësojë procesin e lehtësimit në institucionet arsimore dhe do të rrisë mundësinë për qytetarë për të përfituar nga arsimi. Në shëndetësi zvogëlimi i barrës administrative do të sjellë një përmirësim në qasje dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët duke përfshirë edhe komunitetet që kemi parë që deri tani nuk e kanë pasur të lehtë për të përfituar nga shërbimet shëndetësore. Në aspektin ekonomik do të ndikojnë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për kryerjen e procedurave  të nevojshme për bizneset dhe ndërmarrësit. Me këtë do të rriten investimet, do të krijohen vende të reja të punës. Kështu do të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik në përgjithësi të vendit”, ka thënë ai.

spot_img

Të fundit

OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të...

Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim

Një shqiptar 30-vjeçar (J.G.) me shtetësi zvicerane, i lindur...

Kapet kosovari në Zvicër me pasaportë kroate false, punoi si murator – kaq u dënua

Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të...

Një në dy hotele në Zvicër planifikon të rrisë çmimet këtë verë për të përballuar mungesat e stafit

Në total, 44% e hoteleve kanë luftuar për të plotësuar vendet e tyre të lira në vitin 2023, sipas HotellerieSuisse. Kuzhinierët dhe stafi i shërbimit...

OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë se është “thellësisht e alarmuar” nga rikthimi i dhunës në rajonin Rakhine...

Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim

Një shqiptar 30-vjeçar (J.G.) me shtetësi zvicerane, i lindur në Kosovë dhe një afgan 31-vjeçar u dënuan me burgim shtesë nga Gjykata e Qarkut...