Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

Kosova inauguroi Konsullatën e Përgjithshme në Poloni. Përpos ministres Gërvalla...

MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë...

“Vala e Kosovës” me ngecje në thirrje dhe shërbime

Operatori telefonik “VALA”, gjatë ditës së sotme ka pasur...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti ia mbyll dyert Shaqir Totajt, Qeveria e lëçit Prizrenin, komuna po humb miliona euro

Extra AL PVC

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në një prononcim ekskluziv për TV Arbërinë, foli për kryeqytetin historik, Prizrenin, për punët dhe për vështirësitë në komunën e tij, për Qeverinë e tanishme, planet e së ardhmes e shumë gjëra të tjera.

I pari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tregoi se 70% të kohës sa kishte zgjatur takimi i drejtuesit ekzekutiv të Kosovës, Albin Kurtit, i ka folur për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë se sa për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova e për të cilat ai pati detyrë t’i zgjidh.

“Realiteti është se është kryeministër i Kosovës dhe duhet më tepër me u marr me çështjet tona, të Kosovës, sepse shqiptarët në Republikën e Maqedonisë e kanë lidershqipin e vet”, u shpreh ai.

Totaj foli edhe rreth çështjes së korrupsionit, për të cilën tha se është çështje shumë e ndjeshme.

“Aty ku ka zhvillim, kapital ka ekonomi, korrupsioni është i paevitueshëm, ajo që na duhet me e bë është me e menaxhu korrupsionion me e pru në një nivel të ulët”, tha Totaj.

Ai tha se po flitet se janë diku 700-800 kontrata njëburimore të kësaj Qeverie aktuale e po përmenden shifrat rreth 250 milionë për këto kontrata, të cilat sipas Totajt janë dyshim serioz e potencial për korrupsion.

Totaj u pyet edhe për zhvillimin e sektorit të turizmit në Prizren, si qytet turistik e mjaft i vizituar, më konkretisht për teleferikun deri në kala të Prizrenit.

Ai tregoi se mjetet financiare për këtë projekt do t’i sigurojë Ministria e Infrastrukturës dhe projekti do të përfundojë brenda një viti nga dita që nisin punimet.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve, Totaj shprehet optimist se kryeministri Kurti sipas këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

Kosova inauguroi Konsullatën e Përgjithshme në Poloni. Përpos ministres Gërvalla...

MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë...

“Vala e Kosovës” me ngecje në thirrje dhe shërbime

Operatori telefonik “VALA”, gjatë ditës së sotme ka pasur...

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

Kosova inauguroi Konsullatën e Përgjithshme në Poloni. Përpos ministres Gërvalla i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. “Polonia si një...

MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Kosova dhe Bashkimi Evropian sot i festojnë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe...

“Vala e Kosovës” me ngecje në thirrje dhe shërbime

Operatori telefonik “VALA”, gjatë ditës së sotme ka pasur probleme, raporton TV Arbëria. Operuesit me “VALA”, nuk po munden t’i kryejnë shërbimet e nevojshme si...