Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë...

Bedri Hamza në Zvicër, takim me mërgimtarët: Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po qëndron...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti e kujton Bahri Fazliun: Aktivisti më i kulluar politik dhe luftëtari i lirisë me trashëgiminë më të dendur politike gjatë viteve ’90

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar dëshmorin Bahri Fazliu në 26-vjetorin e rënies së tij.

Kurti shkroi në Facebook se Bahri Fazliu bënte analiza politike të thella dhe unike për kohën.

“Pseudonimi i tij ishte “Gëzimi” por ai kishte dëshirë ta shkruante dhe ta shqiptonte “Gzimi”, sepse “kështu tingëllon më bukur” u thoshte ai shokëve. Bahri Fazliu ishte Gzimi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe Gzimi i organit të LKÇK-së, “Çlirimi”, ku ai ka botuar me dhjetëra artikuj dhe analiza politike të një niveli dhe thellësie krejt unike për kohën. Vepra e tij aq e pasur dhe komplekse prej veprimtari politik, u shua në muajt e parë të luftës në Kosovë, kur Bahriu ra dëshmor më 7 maj 1998, në Bogiqe, mes tre kufijve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Por edhe në çastet e fundit të jetës, Bahriu arriti të shtinte me armën e vet duke arritur ta vriste njërin nga ushtarët jugosllavë që e vranë vet atë”, shkroi ai.

Kurti tha se Bahri Fazliu ishte “aktivisti më i kulluar politik dhe luftëtari i lirisë me trashëgiminë politike të shkruar më të dendur mes gjithë shokëve të tij gjatë viteve ’90 të shekullit të shkuar”.

“Sot janë bërë 26 vite nga rënia e Bahri Fazliut, në përkujtim të të cilit bëmë homazhe te varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Bahri Fazliu është aktivisti më i kulluar politik dhe luftëtari i lirisë me trashëgiminë politike të shkruar më të dendur mes gjithë shokëve të tij gjatë viteve ’90 të shekullit të shkuar. Përveç poezive të tij aq origjinale dhe frymëzuese, Bahri Fazliu ka lënë një korpus të tërë shkrimesh që edhe sot mund të lexohen si një kronologji e debateve politike në diskursin publik të kohës. Mes kujtimesh, homazhesh dhe nderimesh për Bahriun! Lavdi dëshmorit Bahri Fazliu, Gzimit të luftës dhe lirisë së Kosovës!”, shkroi Kurti.

spot_img

Të fundit

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër...

Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë...

Bedri Hamza në Zvicër, takim me mërgimtarët: Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po qëndron...

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë. Gjithashtu, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Jurgen...

Takimi me Allen, Presidenca e veçon deklaratën e Osmanit se partneriteti me SHBA-të është ekzistencial për çdo sukses të vendit

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen. Osmani veçoi...

Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se kryeministri Albin Kurti foli të pavërteta kur tha se Qeveria e tij i ka...