Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kurti e Konjufca vizitojnë deputetin e VV-së, ishte në gjendje të rënduar shëndetësore

ISP Broadcast

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka njoftuar të premten se është liruar nga spitali pas katër javësh, ku ishte shtrirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se tashmë trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.

“Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në Spital me gjendje të rënduar shëndetësore, po e lë këtë institucion për të vazhduar edhe më tej trajtimin në shtëpi nga një infeksion klinik post operativ që pësova para 1 muaji e gjysmë”, ka shkruar Dugolli.

Ai tutje ka falënderuar stafin shëndetësorë për kujdesin si dhe kryeparlamentarin Gluak Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, ministra e deputetë – të cilët e kanë vizituar gjatë kohës sa ai po përballej me këtë sfidë.

“Me këtë rast, dua të falënderoj nga zemra të gjithë punonjësit të klinikës Infektive, por edhe asaj të Neuro Kirurgjisë, të cilët bënë gjithçka që unë ta marr vetën dhe t’i kthehem punës dhe jetës. Ishte vërtetë një sfidë serioze të cilën e tejkalova, ndonëse me vështirësi”, ka thënë Dugolli.

“I falënderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u interesuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejet të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitia së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje”.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...