Gërvalla: Pa gazetarët bota do të ishte në terr për krimet dhe masakrat e tmerrshme të Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla...

Rënia në indeksin e lirisë së mediave, Azemi thotë se Qeveria i ka shpallë luftë medias

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka...

Ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione, qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë

Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kupchan: SHBA ka forcë t’i bindë të dyja palët për marrëveshjen finale

Extra AL PVC

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në administratat e Bill Clinton dhe Barack Obama, Charles Kupchan, thotë se SHBA-ja e ka forcën ta bindë Kosovën dhe Serbinë të bëjnë kompromise të dhimbshme për t’i normalizuar përfundimisht marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ka shtyrë Brukselin të ndryshojë qasje karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kështu mendon ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan.

Kupchan, në një intervistë për tëvë1,thotë se dukshëm janë shtuar aktivitetet diplomatike në rajon, dhe integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor për në BE nuk është më i pamundur.

“Mendoj që pushtimi rus në Ukrainë ka ngritur shqetësimin në Evropë dhe SHBA për largimin e qëndresave ruse në Evropën juglindore. Dhe kjo kërkon jo vetëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në Evropë, por edhe zgjidhjen e problemeve dhe mospajtimeve aktuale në rajon, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe të ketë paqe të qëndrueshme Bosnjë dhe Hercegovinë. Nuk dyshoj që ka një emergjencë të re që vjen nga Brukseli dhe Uashingtoni. Kjo është arsyeja pse po shohim aktivitete të shtuara diplomatike, arsyeja që BE-ja ka ndarë pako afatgjate prej 6 miliardë dollarëve, për përmirësimin e biznesit, investimeve, dhe integrimin në rajon”, u shpreh Charles Kupchan.

Kupchan, konsideron se Kosova dhe Serbia nuk e kanë bllokuar vetëm njëra-tjetrën por të gjithë rajonin.

Sipas profesorit amerikan, SHBA-ja ka forcë t’i bindë të dyja palët të bëjnë, sic tha ai, “lëshime të dhimbshme” për t’i normalizuar marrëdhëniet.

“Mendoj se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë marrëdhëniet. Është një çështje që po vonon tash për shumë kohë, dhe po i dëmton të dyja palët. Po ndalon integrimin e rajonit në Evropë. Dhe kohë pas kohe po merr jetë. Kemi parë raste të shpërthejë dhuna në të kaluarën e afërme. Prandaj, mendoj që sa më parë, aq më mirë. Mendoj që bashkëpunimi i afërt i SHBA-së me BE-në është formula e duhur për të shtyrë Ballkanin drejt vijës së fundit, kjo edhe për faktin se SHBA-ja ka forcë unike. SHBA-ja mund t’i bindë palët t’i shtrëngojnë duart dhe të bëjnë lëshimet e dhimbshme që mund të jenë të nevojshme, për ta finalizuar marrëveshjen e normalizimi”, deklaroi ai.

Nesër në Prishtinë, do të vijë ndërmjetësuesi i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak, i cili po punon për t’i bindur të dyja palët që të kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

 

 

spot_img

Të fundit

Gërvalla: Pa gazetarët bota do të ishte në terr për krimet dhe masakrat e tmerrshme të Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla...

Rënia në indeksin e lirisë së mediave, Azemi thotë se Qeveria i ka shpallë luftë medias

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka...

Ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione, qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë

Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e...

Numri i qytetarëve të regjistruar shkon në një milion

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit...

Gërvalla: Pa gazetarët bota do të ishte në terr për krimet dhe masakrat e tmerrshme të Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në takimin me gazatarët Julius Strauss, Vaughan Smith dhe Leman Kamberi-Muriqi, ka thënë se pa...

Rënia në indeksin e lirisë së mediave, Azemi thotë se Qeveria i ka shpallë luftë medias

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se rënia e Kosovës për 19 pozita në indeksin e lirisë së mediave, është...

Ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione, qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë

Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq mbeten nën sanksione dhe se qëndrimi amerikan...