Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë...

Bedri Hamza në Zvicër, takim me mërgimtarët: Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po qëndron...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeziu: Kurti të mos bëjë hajgare me shtetin, nuk është vetëm kryeministër i VV-së

Extra AL PVC

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe krerët e shtetit se nuk po bëjnë punë serioze në trajtimin e kërkesave nga ndërkombëtarët.

Në emisionin “FIVE”, Kryeziu ka thënë se Kurti duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë dhe obligimet, pasi nëse nuk kryhen do të ketë pasoja gjithëpërfshirëse, duke iu referuar kështu kërkesës së ndërkombëtarëve për Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE.

Kërkesat nga ShBA-ja, sipas tij, duhet të përmbushen dhe të mos merren vetëm në këndvështrimin politik, duke thënë se Kurti nuk është vetëm kryeministër i VV-së, por i të gjithë qytetarëve.

“Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk duhet të bëjë hajgare me shtetin, nuk janë duke u bërë serioze nga shteti, nuk është vetëm kryeministër i VV-së, por i gjithë qytetarëve. Kjo duhet të shihet nga këndi i shtetit e jo nga ana politike”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta dërgojë draftstatutin për Asociacionin në Kushtetuese dhe ta largojë nga vetja si barrë.

“Ta dërgojë në Kushtetuese dhe e largon nga vetja si barrë”, ka vijuar Kryeziu.

spot_img

Të fundit

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër...

Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë...

Bedri Hamza në Zvicër, takim me mërgimtarët: Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po qëndron...

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë. Gjithashtu, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Jurgen...

Takimi me Allen, Presidenca e veçon deklaratën e Osmanit se partneriteti me SHBA-të është ekzistencial për çdo sukses të vendit

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen. Osmani veçoi...

Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se kryeministri Albin Kurti foli të pavërteta kur tha se Qeveria e tij i ka...