Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA thotë se Putini mund të nisë luftë në Ballkan

Extra AL PVC

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Johnson, ka insistuar në planin e tij për të miratuar një pako ndihme për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, pavarësisht kritikave me të cilat është përballur. “Mendoj se Vladimir Putini do të vazhdojë të marshojë përmes Evropës nëse lejohet, mendoj se mund të shkojë në Ballkan më pas”, tha Johnson mes tjerash.

Gjatë një adresimi për media të mërkurën, Johnson tha se kjo pako është thelbësore për ta ndaluar presidentin rus ta zgjerojë luftën edhe në Ballkan.

“Unë jam duke bërë këtu atë që besoj se është gjëja e duhur. Mendoj se ofrimi i ndihmës për Ukrainën tani është jashtëzakonisht i rëndësishëm…Ne nuk mund të luajmë politikë me këtë. Ne duhet të bëjmë gjënë e duhur”, u shpreh ai për media.

Johnson është përpjekur për javë që ta fus në rend votimin e projektligjit që mundëson ndihmat, pasi disa prej ligjvënësve republikanë e kanë kundërshtuar duke e kërcënuar me mocion për shkarkim.

“Është kohë kritike për botën. Mendoj se Vladimir Putini do të vazhdojë të marshojë përmes Evropës nëse lejohet, mendoj se mund të shkojë në Ballkan më pas”, ka thënë ai, duke shtuar se “nuk mund të luajmë me politikat, por të bëjmë gjënë e duhur”.

Ndihma totale përbëhet prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Nga kjo shumë, 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake janë paraparë t’i jepen Kievit.

“Lufta” mbi ndihmat e ka vënë Johnsonin në presionin më të madh si kryetar. Republikani Thomas Massie ka thënë se do ta mbështes mocionin e Marjorie Taylor Greene për ta larguar Johnsonin nga karrigia.

“Po ecë në hap me republikanët duke vazhduar përpjekjen për të kaluar ligje të varura nga demokratët”, pati thënë Greene, e cila udhëheq përpjekjen për largimin e Johnsonit.

Johnsonit do t’i duhen demokratët për ta kaluar pakon e ndihmës dhe që ta ruajë pozitën e tij. Demokratët po presin të peshojnë fillimisht se a përfshin pakoja e ndihmës kërkesën që të ndahen 9 miliardë dollarë për Gazën dhe zonat tjera të konfliktit në botë.

 

spot_img

Të fundit

“Shtiu 7 plu*mba në drejtim të shokut të fëmijërisë”, vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim

Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17...

Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në...

Studimi: Vaksinat mund të ndihmojnë në luftimin e baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve

Duke përdorur një qasje të re për zhvillimin e...

State Departmenti për Express: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti...

“Shtiu 7 plu*mba në drejtim të shokut të fëmijërisë”, vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim

Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vite burgim, Qëndrim Jonuzajn, për vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Gazmend Hyseni i...

Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në Gazë të martën, ndërsa studentët në Universitetin ‘Columbia’ morrën nën kontroll një ndërtesë, duke thënë...

Studimi: Vaksinat mund të ndihmojnë në luftimin e baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve

Duke përdorur një qasje të re për zhvillimin e vaksinave, studiuesit mund të kenë gjetur një zgjidhje të mundshme për problemin e baktereve rezistente...