Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli priti në takim përfaqësuesit e BE-së

Extra AL PVC

Sot, më 23 prill 2024, e martë, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, priti në Takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Udhëheqësen e Njësisë së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Anne-Sophie Huee, dhe Ekspertin për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të Fondacionit Evropian për Trajnime, Matthias Themel.

Përfaqësuesit e BE-së e informuan Kryetarin Hykolli për projektet dhe programet e BE-së që tashmë janë ngritur në Kosovë, e sidomos për Trajnimet lidhur me Arsimin Profesional dhe ndërlidhjen e tij me tregun e punës, e po ashtu edhe për rëndësinë e dialogut social në këtë çështje. Themel u ndërlidh edhe me çështjen e Seminarit Shkëmbues Tripalësh i cili pritet të mbahet në Bruksel prej 29 deri më 31 maj 2024 e që ka të bëjë me tranzicionin e gjelbër e në të cilin Kryetari Hykolli do të marrë pjesë. Ndërsa Huee shpalosi programet që Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është duke i përkrahur dhe zhvilluar në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Kryetari Hykolli i njoftoi të pranishmit për organizimin sindikal dhe për veprimet sindikale të BSPK-së. Pos të tjerash në takim u bisedua edhe për Këshillin Ekonomiko-Social po edhe për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, si dhe për angazhimin e BSPK-së në rrjedhat dhe në aktivitetet përkitazi me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve po edhe për përfshirjen në projektet dhe në programet e BE-së.

Kryetari Hykolli falënderoi përfaqësuesit e BE-së, Themel dhe Huee, për praninë e tyre dhe për të gjithë përkushtimin e BE-së me përkrahje të drejtpërdrejtë dhe praktike në drejtim të ngritjes së mirëqenies sociale dhe ekonomike të të punësuarve në Kosovë.

spot_img

Të fundit

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma,...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën e lirisë së shtypit thekson se sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma, ku do të boksojë në “vor der Haustur” në Augsburg, ku jeton për afro 5...