spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeshefi i KRU “Gjakova” që u arrestua nga INTERPOL-i, para disa javësh gjykata kishte gjetur se ishte emëruar jashtëligjshëm

Extra AL PVC

Rreth një muaj para se të arrestohej në Bullgari, Gjykata Themelore në Gjakovë kishte gjetur se Hasan Krasniqi ishte emëruar jashtëligjshëm si kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

Ish-kryeshefi i kësaj ndërmarrje u arrestua në Bullgari më 19.02.2024, pasi që kishte një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane, nën dyshimin për trafikim me njerëz.

Hasan Krasniqi në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021 ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjakovës, por nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e saj. Në janar të vitit 2022, ai ishte zgjedhur kryeshef ekzekutiv në KRU “Prishtina” ndërsa gjykata ka vendosur rreth dy vjet pas zgjedhjes së tij në pozitën e kryeshefit.

Ligji për Ndërmarrjet Publike kërkon që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike të jenë të pavarur, pra të mos kenë angazhime politike në 36 muajt e fundit.

Më 26.01.2024, Gjykata Themelore e Gjakovës kishte anuluar vendimin e emërimit të Krasniqit në këtë pozitë. Sipas këtij aktgjykimi, bordi i drejtorëve të KRU Gjakova nuk kishte mbajtur testim me shkrim për kandidatët për këtë pozitë, por vetëm testim me gojë.

“Gjykata vlerësoi se vendimi i datës 13.01.2022 i Bordit të Përkohshëm i Drejtorëve të KRU Gjakovë mbi zgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv, është marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe se anulimi i të njëjtit ka qenë i domosdoshëm, pikërisht për shkak të shkeljeve” – thuhet ndër të tjera në këtë aktgjykim.

Gjykata po ashtu kishte refuzuar kërkesën e paditësit me inicialet M.P., për të kthyer në rishqyrtim procesi i konkursit.

“Vendimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, është marrë konform dispozitave ligjore në fuqi, gjegjësisht nenit 21 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike. Po ashtu, në Rregulloren mbi Organizimin e brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës në KRU Gjakova, parashihet se emërimi dhe shkarkimi i zyrtarëtve të lartë bëhet nga Bordi i Drejtorëve” – thuhet ndër të tjera në kundërshtimin e padisë që kishte bërë ndërmarrja.

Por, Gjykata Themelore në Gjakovë kishte gjetur se përveç Ligjit për Ndërmarrjet Publike, konkursi i shpallur i datës 15.11.2021 për përzgjedhjen e kryeshefit të KRU Gjakova, ishte bërë edhe me Udhëzimin Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Po ashtu, Gjykata ka thënë se procedurat për përzgjedhjen e kryshefit nuk i përcakton as Rregullorja e brendshme e KRU Gjakova për Organizimin dhe Sistematizimin e vendeve të punës, e gjithashtu as Statuti i ndërmarrjes. Për këtë arsye, sipas Gjykatës, është dashur që të merret parasysh Udhëzimi Administrativ 07/2017 i cili i përcakton procedurat për përzgjedhje në një konkurs publik.

Kjo pasi që Gjykata ka konsideruar se ka kompetencë për anulimin e vendimit, ndërsa për procedurat tjera është në kompetencë të ndërmarrjes për t’i eliminuar shkeljet që janë konstatuar në gjykatë.

Ai dyshohet se ishte prezantuar si shoqërues i rrejshëm dhe në komplot me persona të tjerë, kishte organizuar dhe kryer kontrabandë me të mitur. Kjo pasi që i njëjti dyshohet se me qëllim të hyrjes ilegale në Itali dyshohet se kishte simuluar pjesëmarrjen e të njëjtëve nëpër disa turne sportive, me qëllim të përfitimit të vizës Schengen për qëllime sportive.

Avokati i Krasniqit, Tritan Hamitaj ka sqaruar se Krasniqi është ortak në një kompani, “Shpatturs shpk” e cila merret me transport rrugor të udhëtarëve, por që drejtohet nga vëllai i tij, Muhamet Krasniqi.

“Për shkak të kësaj veprimtarie me mjetet e transportit në pronësi të saj janë transportuar në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian ndër të tjera edhe ekipe sportive të ndryshme. Disa nga sportistët që kanë lëvizur në vitin 2022 nuk janë kthyer në Kosovë dhe ka rezultuar nga autoritet Italiane të Drejtësisë se marrja e vizave prej tyre ka pasur parregullsi për shkak se nuk kanë qenë pjesëtar të ekipit sportiv dhe qëllimi i marrjes së vizave ka qenë për emigrim” – ka thënë Hamitaj.

Ndërsa në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore, KRU Gjakova ka thënë se më 05.03.2024 ka pranuar atë vendim dhe se të njëjtin do ta apelojë në Gjykatën e Apelit, raporton Kallxo.

spot_img

Të fundit

Tre nxënës të shkollës fillore në Gjakovë theren në kokë e fytyrë pas një përleshje me mjete të forta, gërshërë e stilolapsa

Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë therur në kokë dhe fytyrë me mjete të forta, gërshërë dhe stilolapsa. Sipas shefit të emergjences se spitalit...

Kasolli për politikat e qeverisjes Kurti: Pushteti po tenton të shfajësohet nga dy prej temave që ka përfituar më së shumti politikisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ju është drejtuar partive opozitare me një ftesë për darkë pune, raporton TV Arbëria. Lidhur me këtë takim ka shkruar...

Ministri britanik në Kosovë, flasin me Sveçlën për intensifikimin e bashkëpunimit për sigurinë kufitare

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se e kanë mirëpritur në Kosovë ministrin britanik kundër migrimit të paligjshëm, Michael Tomlinson. Ambasada njoftoi se ministri britanik...