Dalin përgjigjet e llotarisë amerikane

Prej orës 18:00, të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar...

​Besimtarët ortodoksë kremtojnë pashkët

Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot ngjalljen...

Rahovec, plagoset aksidentalisht një person me armë zjarri

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në fshatin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryediplomati i Polonisë: Rusia do të mposhtet nëse e sulmon NATO-n

Extra AL PVC

Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet ta përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, të enjten në Parlamentin e vendit.

Sikorski i bëri këto komente duke e përshkruar drejtimin e ri që ka marrë Qeveria e kryeministrit Donald Tusk. Ai ua shpjegoi botës dhe qytetarëve të vendit të vet se prioritetet e Polonisë kanë ndryshuar, pasi Tusk erdhi në pushtet në dhjetor.

Ai tha se Polonia dëshiron të kthehet në grupin e vendeve të cilat e vendosin agjendën e Bashkimit Evropian (BE).

Polonia, anëtare e NATO-s dhe e BE-së, ndodhet në krahun lindor të të dyjave dhe kufizohet me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Ajo është rrugë e rëndësishme për furnizimin e Ukrainës me armë nga Perëndimi, në luftën e saj kundër Rusisë.

Partia Ligji dhe Drejtësia e udhëhoqi Poloninë nga viti 2015 deri në vitin 2023, dhe – derisa ruajti marrëdhëniet me SHBA-në – ajo kishte qëndrime mospajtuese me Bashkimin Evropian, të cilin e akuzonte se po përpiqej t’ua zhvishte pushtetin vendeve individuale, si dhe me Gjermaninë, nga e cila u pushtua dhe u okupua Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Qëllimi i fjalimit të tij ishte të tregojë se Polonia dëshiron marrëdhënie të mira me Uashingtonin dhe Brukselin dhe se duke qenë lidere në BE, i ndihmon asaj të jetë partnere më e vlefshme e Shteteve të Bashkuara.

Ai theksoi edhe rëndësinë e miqësisë me Gjermaninë dhe e akuzoi Qeverinë e kaluar se kishte zgjedhur konfrontimin./REL

spot_img

Të fundit

Dalin përgjigjet e llotarisë amerikane

Prej orës 18:00, të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar...

​Besimtarët ortodoksë kremtojnë pashkët

Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot ngjalljen...

Rahovec, plagoset aksidentalisht një person me armë zjarri

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në fshatin...

Deputeti i VV-së kërkesë ndërkombëtarëve që ta rimodelojnë dialogun me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se dialogu...

Dalin përgjigjet e llotarisë amerikane

Prej orës 18:00, të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të marrë një...

​Besimtarët ortodoksë kremtojnë pashkët

Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e pashkëve, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq....

Rahovec, plagoset aksidentalisht një person me armë zjarri

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit. Policia njofton se një person derisa ishte në një lokal, ka plagosur aksidentalisht...