Të fundit:

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm,...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më...

Thënie të urta nga Margaret Mead

Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane e cila...
ISP BroadcastISP Broadcast

Krasniqi: PDK bëhet anëtare me të drejta të plota në ALDE!

ISP Broadcast

Partia Demokratike e Kosovës, sot u bë anëtare e partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE). Kështu bëri të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili u shpreh se pranimi në ALDE vjen si finalizim i një procesi tejet të rëndësishëm për të dhe PDK-në.

I pari i PDK-së potencoi se anëtarësimi në ALDE është “një hap i madh drejt përbrendësimit të vlerave evropiane dhe rikonfrimim i njohjes së reformave thelbësore që PDK ka bërë gjatë këtij viti”.

“Pas një pune dinamike gjatë gjithë vitit, me shumë takime dhe lobime, sot, në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), të mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë, Partia Demokratike e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota e kësaj partie pan-evropiane. ALDE është grupacioni më i madh politik i partive të liberale të Evropës. Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit – janë vlerat që promovojnë partitë politike që qëndrojnë nën ombrellën e ALDE-s, e të cilat i kemi si mision për t’i zbatuar edhe në Kosovë.”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Me këtë rast, ai i uroi anëtarët dhe aktivistët e partisë që udhëheq.    /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm,...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më...

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni...

Kivi ndihmon kundër aciditetit në trup

Shumica dërmuese e njerëzve kanë pH të gjakut që...

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm, drithërat dhe kripërat, ngre rrezikun e një sulmi në zemër ose në tru, ndërsa shkencëtarët...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më e madhja nga tre motrat Brontë romanet e të cilës u bënë klasikë të letërsisë...

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni përgjigjen. Ky fenomen shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B...