Parlamenti Britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të...

Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar...

Haxhiu: Korrupsioni ka emër dhe ai është Albin Kurti e Qeveria e tij

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë kritik ndaj...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në veri

Extra AL PVC

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo “kundër” shkarkimit të kryetarëve të tanishëm të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potoku.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

Sipas tij, janë gjithsej 23 qendra të votimit në të cilat do të organizohet procesi i votimit, ku shumica e lokacioneve sipas tij janë hapësira të komunave apo pronë shtetërore.

“Është miratuar lista e qendrave të votimit nga KQZ-ja. Janë gjithsej 23 qendra të votimit në të cilat do të organizohet procesi i votimit, ku në këto 23 qendra të votimit janë të përfshira të gjitha qendrat e votimit në të cilat janë miratuar paraprakisht prej KQZ-së. Të gjitha qendrat e votimit dhe vend votimet që kanë qenë paraprakisht të caktuara për to kemi siguruar hapësira dhe lokacione ku do të organizohet procesi i votimit.

Ai po ashtu tregoi dhe se sa lokacione janë veç e veç në katër komunat veriore.

“Në Leposaviq janë 8 lokacione ku të organizohet votimi i 18 qendrave të votimit. Në Zveçan pesë lokacione, në Zubin Potok pesë dhe në Mitrovicë të Veriut pesë lokacione dhe shumica e tyre janë objekte të komunës apo pronë shtetërore.

Ndryshe, në bazë të vendimit të KQZ-së për certifikimin e listës së votuesve për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill, numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e veriut është: 46,556 votues apo 1,461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura para një viti, më 23 prill 2023, sipas Elezit.

spot_img

Të fundit

Parlamenti Britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të...

​Përfundon sezoni për Hernandez, do të mungojë edhe në Euro 2024

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Lucas Hernandez pësoi një lëndim...

Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar...

Haxhiu: Korrupsioni ka emër dhe ai është Albin Kurti e Qeveria e tij

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë kritik ndaj...

Parlamenti Britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns,...

​Përfundon sezoni për Hernandez, do të mungojë edhe në Euro 2024

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Lucas Hernandez pësoi një lëndim gjatë humbjes 1:0 mbrëmë kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve. Tani është konfirmuar shkalla e...

Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare...