Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut...

Shala kritikon Qeverinë për “moskoordinim” me ndërkombëtarët

Kujtim Shala, deputeti i LDK-së ka thënë se gjithçka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova dhe Bosnja temë në Mbretëri të Bashkuar, Cameroon pajtohet se duhet përgjigje e fortë ndaj atyre që cënojnë sigurinë

Extra AL PVC

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, i cili aktivitetin e tij politik është duke e vazhduar si anëtar në Dhomën e Lordëve, në një raportim të Sekretarit Britanik, David Cameroon, ka ngritur për diskutim situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet destabilizuese të Millorad Dodik në Bosnje e Hercegovinë, të cilat edhe po përkrahen nga Serbia e Aleksander Vucicit.

Robertson e ka pyetur Sekretarin Camroon nëse mendon se është koha që NATO, BE dhe Britania e Madhe të bëjnë një intervenim të fortë për të mbrojtur Marrëveshjen e Dejtonit.

Cameroon ka thënë se konstatimi i Robertson është i saktë dhe se Serbia dhe Republika Srpska janë duke bërë fushatë kundër Marrëveshjes së Dejtonit dhe po e mohojnë edhe gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë.

“Çdo kush nga ju e kujtoni Srebrenicën. Aty ka ndodhur gjenocid. Është gjëja më e keqe që ka ndodhur në kontinent në dekadat e fundit dhe Mbretëria e Bashkuar do të votojë për Rezolutën”, ka thënë Cameroon.

Tutje Robertson e ka pyetur Sekretarin britanik edhe për praninë ushtarake në rajon.

Cameroon ka përmendur vizitën e tij në Kosovë dhe takimet që ka pasur me KFOR-in. Ai ka thënë se pas kthimit në Britani të Madhe nga Kosova, e ka kontaktuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe se i ka kërkuar që KFOR-it duhet të jetë më i fortë dhe më i guximshëm.

Sa i përket Bosnjës, Sekretari britanik ka thënë se s’kanë trupa në kuadër të EUFOR-it dhe se është detyrë e Bashkimit Evropian që të merret me këtë çështje. Ai ka thënë se bashkë me emisarin Peach ndajnë të njëjtin mendim se EUFOR duhet të forcohet.

Sekretari i Jashtëm ka thënë se roli i Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit është që të flasë me të gjithë por se roli ushtarak i shtetit britanik është i fokusuar në KFOR.

spot_img

Të fundit

Ramabaja i thotë në sy Haradinajt se AAK frikësohet nga zgjedhjet, ky ia përmend “vendimin e Millosheviqit”

Analisti Sadri Ramabaja i tha Daut Haradinajt se AAK...

Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut...

Shala kritikon Qeverinë për “moskoordinim” me ndërkombëtarët

Kujtim Shala, deputeti i LDK-së ka thënë se gjithçka...

Dimal Basha i reagon Peter Stanos, shkruan pak edhe latinisht

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit...

Ramabaja i thotë në sy Haradinajt se AAK frikësohet nga zgjedhjet, ky ia përmend “vendimin e Millosheviqit”

Analisti Sadri Ramabaja i tha Daut Haradinajt se AAK dhe LDK kanë frikë nga zgjdhjet. E Haradinaj ia përmendi atij Këshillin e Evropës, konkretisht...

Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin “Pressing” të T7, ka thënë se ekziston një zgjidhje për të shkuar...

Shala kritikon Qeverinë për “moskoordinim” me ndërkombëtarët

Kujtim Shala, deputeti i LDK-së ka thënë se gjithçka që po ndodh në veri të vendit po konsiderohet si çështje e sigurisë. Kritikat që erdhën...