Të fundit:

Politikani serb: E vërteta për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë po i fshehet popullit në Serbi

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, thotë se mbi kokën e...

Aforizma për krenarinë

Askush nuk dëshironi t’i lëndohet krenaria, sepse fundja kur...

Trendafilova me vizitë në Kosovë, PSD-ja e pret me protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kosova aplikon zyrtarisht për anëtarësim në BE, ky është reagimi i Vuçiqit

ISP Broadcast

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se edhe një herë i ka pyetur partnerët perëndimor nëse do t’i respektojnë marrëveshjet që i kanë bërë vetë.

Në një video-mesazh për qytetarët e Serbisë të publikuar në Instagram, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga Perëndimi që t’i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë.

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi arritur dokumentin e gjashtë, shumë të rëndësishëm të BE-së nga viti 2003, dokumentin e famshëm të Selanikut, për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shpjegoi Vuçiq.

Vuçiq shtoi se në Marrëveshjen e Selanikut ekziston një klauzolë që thotë se do të mbështetet zbatimi i Rezolutës 1244.

“Dhe në dritën e paraqitjes së aplikimit për anëtarësim në BE të Kosovës, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet që kanë sjellë vetë, qoftë edhe atë historik nga Selaniku, sepse në pikën 5 të dokumentit të Selanikut thuhet se ajo mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës 1244. Pra, pyetja ime sot është se cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, tha Vuçiq.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbajtja e zgjedhjeve të brendshme nuk është çështje momentumi, por e zbatimit të statutit

Shkruan: Afrim Kasolli -Kam qenë nga ata që në...

Politikani serb: E vërteta për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë po i fshehet popullit në Serbi

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, thotë se mbi kokën e...

Finlanda mbyll pikëkalimet kufitare me Rusinë

Finlanda reagon ndaj hyrjes së paligjshme të emigrantëve përmes...

Ishte në kërkim nga INTERPOL-i, arrestohet në Zveçan një shtetas serb

Është arrestuar dje në Zveçan një shtetas i Serbisë...

Mbajtja e zgjedhjeve të brendshme nuk është çështje momentumi, por e zbatimit të statutit

Shkruan: Afrim Kasolli -Kam qenë nga ata që në disa raste e kam ngritur për diskutim hezitimin e (pa) qëllimshëm të strukturave të PDK-së...

Politikani serb: E vërteta për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë po i fshehet popullit në Serbi

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, thotë se mbi kokën e tij në Serbi është vendosur një çmim prej 300 mijë eurosh. Këtë thotë ta ketë...

Finlanda mbyll pikëkalimet kufitare me Rusinë

Finlanda reagon ndaj hyrjes së paligjshme të emigrantëve përmes Rusisë me mbylljen e të gjitha pikëkalimet kufitare për udhëtarët. Për qarkullimin e mallrave lihet...