Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

David Loyn, korrespondent i medias prestigjioze BBC, i cili...

Zyrtare: Engjëll Hoti vazhdon karrierën në Turqi, nënshkruan me Umraniyespor

Mesfushori shqiptar Engjëll Hoti, që ka luajtur me Llapin...

Trump takohet me Netanyahun ndërsa lideri izraelit përfundon udhëtimin në SHBA

Kandidati republikan për president Donald Trump është takuar me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Konsiderohet e gabuar ideja për mbylljen e palestrave për tifozë

Extra AL PVC

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të shqyrtojnë mundësinë e marrjes së disa vendimeve rigoroze për të garantuar rend dhe qetësi në palestrat sportive gjatë ndeshjeve të basketbollit, sidomos pas dhunës së shfaqur në finalen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Pejës dhe Trepçës ku pati edhe persona të lënduar, në mesin e të cilëve edhe gazetar Ulpiana Emra.

Kryetari i kësaj federate, Arben Fetahu, tha se pritet që të merret vendimi që ua ndalon hyrjen në palestrat sportive në ndeshjet e basketbollit tifozerive të organizuara sepse veprimet e tyre huliganeske po e dëmtojnë rëndë sportin e basketbollit.

“Hapat e mëtutjeshëm do të jenë që përfundimisht ta ndalim udhëtimin e dy palë tifozerive në të gjitha palestrat, kjo nuk do të mund të ndodh më në një të ardhme të parashikueshme për shkak që po e shohim që në momentin kur i kemi dy tifozeritë aty, po ndodhin gjëra të cilat nuk i përkasin sportit… Vërtetë është e tepërt kjo që po ndodh, është e papranueshme, ne kemi një vit të tërë të përshkuar me ngjarje të tilla dhe këta individë të cilët veprojnë kështu vërtetë nuk janë tifozë të basketbollit, veprimet e tilla janë huliganeske dhe nuk ka emërtim tjetër se si mund t’i quajmë ato… Do të ketë masa shtesë sa i përket sigurisë, garantimit të moscënueshmërisë së terrenit, uljes, vendosjes rreth parketit, sa i përket sjelljes së shikuesve, sharjeve në kor”, tha Fetahu.

Ndërmarrjen e masave të rrepta kundër kësaj dukurie e ka kërkuar edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nëse zgjidhja është ndalimi i tifozëve, atëherë ky vendim duhet të merr nga ana e FBK-së.

“Federata e Basketbollit të Kosovës duhet të ndërmarr masa të rrepta për parandalimin e përsëritjes së situatave të tilla. Nëse përgjigjja është ndalimi i tifozëve në palestra sportive, atëherë do të obligohemi të ndërmarrim diçka të tillë për këtë sezon të re në basketboll. Duhet të kuptojmë, se sjelljet e tilla po e dëmtojnë imazhin e sportit si përbrenda vendit, po aq dhe jashtë vendit. Nuk ka asnjë fitues në këtë mes. Ndërsa dëmi është i përbashkët. Për këtë, ata që janë përgjegjës duhet të japin përgjegjësi pranë organeve të rendit.”, ka shkruar Osmani.

Nga ana tjetër, ish-basketbollisti dhe analisti Ismet Ferati tha për KosovaPress se urrejtja që po shfaqet nëpër palestra mes grupeve të tifozëve është e pakuptueshme, ndërsa ka bërë thirrje që të instalohen kamerat e sigurisë nëpër palestra në mënyrë që nxitësit e dhunës të identifikohen dhe pastaj të dënohen.

“Në përgjithësi sporti është mision i cili i bashkon njerëzit, tek ne i përçan. Unë nuk kam parë rivalitet, kam parë ndaj dy grupeve të tifozëve të qyteteve që janë në Kosovë… Të përçahemi kështu nuk ka kurrfarë kuptimi dhe ato skena të shëmtuara unë mendoj që është koha e fundit t’i parandalojmë. Si mund ta bëjmë? Së pari me vetëdijesimin e tifozëve dhe të të gjithëve sepse kryesitë e klubeve duhet të flasin me kryesitë e tifogrupeve të tyre në secilin qytet. Pastaj të shkohet në fazën tjetër, nëse nuk instalohen kamerat nëpër palestra dhe nuk identifikohen ata të cilët i kanë kryer këto vepra, atëherë do ta kemi shumë vështira ta çrrënjosim këtë problem”, tha Ferati.

Por, Ferati theksoi se ideja për mbylljen e palestrave për tifozët nuk është zgjidhja e duhur sepse çdo sport zhvillohet për tifozët.

“Jo, mendoj që nuk është ide e duhur sepse sporti luhet për tifozë. Nuk është njëjtë për një sportistë të shkojë në palestër dhe të mos shoh asnjë tifozë ose pesë tifozë edhe kur të futet në palestër t’i shoh 3000 tifozë. Unë mendoj që siguria duhet të jetë më e madhe nëpër palestra edhe të identifikohen ata që e bëjnë. Nëse dënohen ata, mendoj që edhe tifozët e tjerë të marrin mësim edhe këto dukuri negative do të ndalen”, theksoi Ferati.

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll do të nisë më 22 shtator dhe ky mund të jetë edicioni i dytë që ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve në tribuna.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

David Loyn, korrespondent i medias prestigjioze BBC, i cili...

Zyrtare: Engjëll Hoti vazhdon karrierën në Turqi, nënshkruan me Umraniyespor

Mesfushori shqiptar Engjëll Hoti, që ka luajtur me Llapin...

Trump takohet me Netanyahun ndërsa lideri izraelit përfundon udhëtimin në SHBA

Kandidati republikan për president Donald Trump është takuar me...

Britania e madhe nuk kundërshton urdhërarrestin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër Netanyahut

Britania e Madhe nuk do të ndërhyjë në kërkesën...

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

David Loyn, korrespondent i medias prestigjioze BBC, i cili kishte raportuar gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer për intervistën që kishte realizuar me Fehmi...

Zyrtare: Engjëll Hoti vazhdon karrierën në Turqi, nënshkruan me Umraniyespor

Mesfushori shqiptar Engjëll Hoti, që ka luajtur me Llapin dhe Trepçën ’89 e ka nisur një aventurë të re duke nënshkruar me Umraniyespor. Ai i...

Trump takohet me Netanyahun ndërsa lideri izraelit përfundon udhëtimin në SHBA

Kandidati republikan për president Donald Trump është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Mar-a-Lago, Florida, një ditë pasi udhëheqësi izraelit u takua me...