Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Konjufca u prit në takim nga presidenti Pendarovski

ISP Broadcast

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në një takim të veçantë nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në diskutimet përmbajtësore mbizotëroi fryma e pajtimit të plotë rreth interesave të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit konkluduan se marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, janë vlerë e veçantë për të dyja vendet dhe kanë ndikim pozitiv në rrugën e përbashkët euro-integruese.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i konsideroi vizitat e ndërsjella mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve dhe për të konkretizuar më tej ato në segmente të veçanta.

Kryetari Konjufca dhe presidenti Pendarovski ndanë pikëpamje të njëjta se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE dhe në NATO, meqë një hap i tillë nuk do të linte hapësira destabilizimi në rajonin tonë. ​  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...