Dardan Krivaqa dënohet me 4 vjet burgim për grabitje

“Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas...

Betohen 9 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, do të shërbejnë për 2 vite në Kosovë

9 vullnetarë të rinj të korpusit të paqes nisin...

Rivaliteti amerikano-rus për ta joshur Kinën

Shkruan: Afrim Kasolli- Në planin ndërkombëtar, pa dyshim se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Konjufca: Dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për bashkëpunim rajonal

Extra AL PVC

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin përparësi zgjerimit e po ashtu t’i ofrojnë mundësitë e premtuara për të gjithë rajonin tonë.

Ai në takimin e 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka thënë se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është imperativ duke kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare për ta avancuar aplikimin e Kosovës, duke shtuar se nuk kërkojnë procedura të pandershme nga ana e BE-së, porse procedura strikte dhe të bazuara në drejtësi dhe meritokraci.

Konjufca ka thënë se ka punë për të bërë në këtë rrugëtim, pasi siç tha ai, sfidë mbetet korrupsioni, sidomos në sistemin prokurorial e gjyqësor.

Konjufca: Sa i përket progresit dhe sfidave e reformave të nevojshme për integrim, ne pranojmë se ka ende punë për të bërë

 

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për t’i adresuar sfidat tona në mënyrë që të avancojmë tutje në integrimin tonë drejt BE-së. Sa i përket progresit dhe sfidave e reformave të nevojshme për integrim, ne pranojmë se ka ende punë për të bërë. Njëra ndër sfidat e mëdha mbetet korrupsioni, sidomos për sistemin tonë prokurorial dhe gjyqësor, por ne duhet t’i vazhdojmë reformat në lidhje me sundimin e ligjit dhe për të drejtat e njeriut, e këto do të na mundësojnë të krijojmë kushte edhe më të mira për qytetarët tanë, ashtu që ta mbështesim zhvillimin tonë shoqëror dhe t’i përmbushim në të njëjtën kohë edhe kriteret e BE-së, që na ndihmojnë që reformat të jenë të qëndrueshme”, ka theksuar Konjufca.

Konjufca ka thënë po ashtu se dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë është një komponent e rëndësishme e bashkëpunimit tonë rajonal. Ndërsa, ka shtuar se vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të punuar së bashku që t’i zgjedhin çështjet në këtë drejtim.

Konjufca: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë është një komponent e rëndësishme e bashkëpunimit tonë rajonal

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë është një komponent e rëndësishme e bashkëpunimit tonë rajonal. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura ende dhe për të promovuar paqen e stabilitetin në rajon. Ne besojmë se vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është pjesa thelbësore e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse si parakusht i domosdoshëm që të dyja vendet të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. Përkushtimi i palëkundur i Kosovës për anëtarësim në BE është si një fanar i shpresës, i cili i reflekton aspiratat e qytetarëve tonë për demokraci e prosperitet. Potenciali transformues i procesit të integrimit në BE është parësor, duke theksuar domosdoshmërinë konsolidim demokratik, kohezion socio ekonomik, si dhe rritje të qëndrueshme afatgjatë”, tha ai.

Konjufca ka thënë po ashtu se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022 ishte dhe vazhdon të mbetet moment historik për vendin.

Ai ka kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare të BE-së për të avancuar aplikimin e Kosovës në anëtarësim në Këshillin e Evropës, teksa shtoi se Kosova mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për integrimin evropian, për demokraci dhe barazi.

Në fjalën e tij, ai ka theksuar se nuk po kërkojnë procedura të pandershme nga ana e BE-së në këtë drejtim porse procedura strikte dhe të drejta.

Konjufca: Ne nuk kërkojmë procedura të pandershme nga ana e BE-së, ne po kërkojmë procedura strikte

“Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është imperativ duke kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare për ta avancuar aplikimin e Kosovës dhe për të forcuar mbështetjen institucionale për reformat që përmirësojnë jetën e përditshme të popullsisë së Kosovës. Ne nuk kërkojmë procedura të pandershme nga ana e BE-së, ne po kërkojmë procedura strikte dhe të bazuara në drejtësi dhe meritokraci. Përafrimi i Kosovës në politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht si përgjigje ndaj sfidave globale, tregon edhe përkushtimin tonë ndaj BE-së, bashkëpunimit rajonal dhe nismave gjithëpërfshirëse. Miratimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po ashtu e nënvizon edhe përkushtimin e vendit tonë ndaj bashkëpunimit dhe integrimit ndërkombëtar…Kosova mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për integrimin evropian, për demokraci dhe barazi. Besojmë se BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, dhe ju bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që t’i japin përparësi sidomos zgjerimit po ashtu t’i ofrojnë mundësitë e premtuara për të gjithë rajonin tonë ”, tha Konjufca.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dardan Krivaqa dënohet me 4 vjet burgim për grabitje

“Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas...

Betohen 9 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, do të shërbejnë për 2 vite në Kosovë

9 vullnetarë të rinj të korpusit të paqes nisin...

Rivaliteti amerikano-rus për ta joshur Kinën

Shkruan: Afrim Kasolli- Në planin ndërkombëtar, pa dyshim se...

D4D rreth monitorimit të mediave: Shqetësues lajmi ‘spastrime etnik’ që përdoret nga mediat serbe

Instituti D4D të hënën organizoi tryezë diskutimi me temën:...

Dardan Krivaqa dënohet me 4 vjet burgim për grabitje

“Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin...

Betohen 9 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, do të shërbejnë për 2 vite në Kosovë

9 vullnetarë të rinj të korpusit të paqes nisin detyrën e tyre në Kosovë. Ata do të shërbejnë për 2 vite në vendin tonë,...

Rivaliteti amerikano-rus për ta joshur Kinën

Shkruan: Afrim Kasolli- Në planin ndërkombëtar, pa dyshim se një nga vizitat më të rëndësishme shtetërore ishte ajo e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony...