Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve...

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia ka bastisur zyrat e Al Jazeera në Jerusalem,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Koalicioni AAK – NISMA, ky është dokumenti i plotë i marrëveshjes

Extra AL PVC

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate kanë nënshkruar sot marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Gazeta10 ka siguruar dokumentin e marrëveshjes, ku dy partitë politike janë dakorudar që t’i bashkojnë forcat dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkojnë me një listë të përbashkët, raporton gazeta10.

“Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë Rreshtin (Frotin) e përbashkët për Shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme të interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE”, thuhet në marrëveshjen e këtyre dy partive politike.

Në dokument thuhet se AAK dhe Nisma Social Demokrate, garojnë në një Listë të Përbashkët dhe marrin përsipër që të harmonizojnë platformën politike dhe Programin për zgjedhjet e përgjithshme, kurdo që të mbahen ato.

“Objektivat politike dhe aspektet teknike të këtij koalicioni, specifikohen me një aneks të veçantë që do t’i bashkohet kësaj marrëveshje”, thuhet në dokumentin e marrëveshjes e cila është nënshkruar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

 

 

spot_img

Të fundit

Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve...

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia ka bastisur zyrat e Al Jazeera në Jerusalem,...

Kajro, vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gazë

Udhëheqësit e Hamasit u takuan sot për të dytën...

Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë. Kurti shkroi se...

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia ka bastisur zyrat e Al Jazeera në Jerusalem, ka njoftuar një zyrtar izraelit. Bëhet e ditur se oficerë me rroba civile janë parë duke...

“Gjuha të cilën e fliste Tahir Sinani e Mic Sokoli, sot është zyrtare në Maqedoni”, Ali Ahmeti në Tropojë: Shkupi e Tetova tokë dardane

Në Tropojë është ngritur shtatorja e heroit Tahir Sinani, dhe në ngjarje ka marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton TV21. Ahmeti foli...