Tubimi përmbyllës në Tetovë/ Fronti Europian: Kemi mision historik, të antarësojmë RMV-në në BE

Liderët e Frontit Evropian nga tubimi përmbyllës në Tetovë...

Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në...

Përdori telefonin gjatë ngasjes, kaq u gjobit shoferi në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se i është marrë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

IKD: Kuvendi zhvilloi punime në tre raste pa e miratuar rendin e ditës e me mungesë të thellë të transparencës

Extra AL PVC

Hulumtuesi i lartë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka thënë Kuvendi i Kosovës zhvilloi punime në tre raste pa e miratuar rendin e ditës.

Gjatë prezantimit të raportit me titull “Kuvendi i Dështimeve”, Jakaj tha se IKD ka gjetur se kryeparlamentari, Glauk Konjufca, interpretoi gabimisht Rregulloren e Kuvendit për mosfillimin dhe mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për arsye se në sallë nuk ishin të pranishëm 61 deputetë.

“Sa i përket respektimit të procedurave në pajtim me rregulloren e Kuvendit, IKD gjen se në tre raste Kuvendi i Kosovës zhvilloi punime pa miratuar rendin e ditës në seancë plenare, për arsye se ky rend i ditës nuk u votua në Kryesinë e Kuvendit në mungesës të kuorumit”, tha Jakaj.

Sipas tij, IKD vlerëson se kuorumi në seancë plenare është i domosdoshëm dhe i patejkalueshëm për votimin e projektligjeve dhe akteve të tjera të Kuvendit, por kuorumi nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e debatit parlamentar, veçanërisht kur ajo është e thirrur nga 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, bashkësi deputetësh që me Kushtetutë kanë të drejtën e propozimit edhe të amendamenteve kushtetuese.

Tutje Jakaj tha se edhe gjatë vitit 2023 Kuvendi ka vazhduar të përballet me mungesë të thellë të transparencës.

“Që nga publikimi i gjetjeve në Raportin për punën e Kuvendit gjatë vitit 2022 nuk është bërë lëvizje e duhur dhe pozitive në drejtim të publikimit të të gjitha materialeve me rastin e mbajtjes së një seance parlamentare”, tha Jakaj.

Jakaj po ashtu ka thënë se komisionet parlamentare i mbajnë mbledhjet e hapura, por të njëjtat vazhdojnë të mos transmetohen përmes faqes zyrtare të Kuvendit përmes Radio Televizionit të Kosovës ose edhe përmes ndonjë entiteti tjetër siç janë agjencitë e lajmeve.

“Përkundër premtimit që votimi elektronik do të zgjidhet shpejtë, Kuvendi ka dështuar që këtë çështje ta rregullojë”, tha i njëjti.

Ndërsa, për shkak të mungesës së votimit elektronik, Jakaj tha se shpesh herë ka ndodh që numërimi i votave të mos jetë i saktë dhe të përsëritet në më shumë se dy herë dhe sërish të mos jetë i qartë në fund rezultati.

Në anën tjetër, ai tha se Kuvendi vazhdon të mos respektojë Rregulloren e Kuvendit me rastin e publikimit të votës së deputetëve ku kjo rregullore kërkon që votimi me dorë të bëhet publik menjëherë pas përfundimit të seancës plenare.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Tubimi përmbyllës në Tetovë/ Fronti Europian: Kemi mision historik, të antarësojmë RMV-në në BE

Liderët e Frontit Evropian nga tubimi përmbyllës në Tetovë...

Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në...

Përdori telefonin gjatë ngasjes, kaq u gjobit shoferi në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se i është marrë...

Petkoviq: M’u ndalua hyrja në Kosovë, s’më dhanë asnjë shpjegim

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë...

Tubimi përmbyllës në Tetovë/ Fronti Europian: Kemi mision historik, të antarësojmë RMV-në në BE

Liderët e Frontit Evropian nga tubimi përmbyllës në Tetovë dërguan mesazhet se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër, përpos anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Integrimet...

Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të forumit “Defence 24 Days” është takuar me homologun polak, Władysław Kosiniak- Kamysz. Ai ka...

Përdori telefonin gjatë ngasjes, kaq u gjobit shoferi në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se i është marrë patent leja e vozitjes një shofer i në Mitrovicë pasi ka përdorur telefonin gjatë ngasjes. Ai...