LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kërkohen ndryshime te Përfaqësuesja e Kosovës, shkak dështimi për kualifikim në Euro 2024

Extra AL PVC

Ndryshimi i gjeneratës së lojtarëve, por edhe i trajnerit po shihet nga analistët e futbollit të Kosovës si rruga e vetme për të dalë nga seria e dështimeve të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Humbja nga Rumania me rezultat 2-0 ka shuar pothuajse të gjitha shpresat e “Dardanëve| për të qenë pjesë e Kampionatit Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Trajneri Gani Sejdiu ka thënë se përfaqësuesja është në një fazë ku duhet ndryshuar strategjia dhe qasja ndaj futbollistëve të rinj. Sipas Sejdiut, fakti që tashmë e dy cikle kualifikuese vazhdon të mbetet organika e njëjtë e lojtarëve, është dëshmi e mjaftueshme se ndryshimet duhet nisur nga kjo pikë.

“Mendoj që përfaqësuesja është në një fazë ku pas humbës së gjasave, me këtë humbje, kemi edhe disa ndeshje dhe duhet pak a shumë të ndryshojë qasja, strategjia. Ne jemi më këtë formë dhe me këtë strategji, 90 përqind e grupit të lojtarëve që dy cikle dhe shkojmë tek një shkallë dhe at mbesim gjërat njëjtë dhe përsëriten, pra nuk po arrimë as përafërsish aty ku po synojmë. Tani është një moment ku duhet ta bëjmë një ndryshim, normal në kombëtare nuk bëhen revolucione, por ndryshime duhet bërë, duhet të jemi më të guximshëm…Në aspektin e ndryshimit të përbërjes se ekipit, futjes së elementeve të reja në të cilat nuk kemi pasur shumë besim, por që tani duhet pasur atë besim, duhet guxuar më shumë dhe mendoj që nëse ndryshojmë në përbërje të ekipit dhe në grup të lojtarëve brenda për brenda, mendoj që do të kemi ndryshime pozitive.”, tha Sejdiu.

Por, ndryshe nga Sejdiu, analisti Genc Sermaxhaj thotë se ndryshimi duhet të nis nga emërimi i një trajneri të ri dhe ai pastaj të marrë përgjegjësinë për të bërë ndryshime drastike duke sjellë emra të rinj, sidomos nga Superliga e Kosovës.

“E vetmja gjë që mund të them se mund të ndryshohet, mund të rishikohet ndryshimi i trajnerit sërish, por trajneri që vie, pastaj të bëjë ndryshime të mëdha tek futbollistët. Thuajse çdo herë ftohen futbollistët e ngjashëm, derisa futbollistët që janë ftuar në këto ndeshje nga Superliga e Kosovës, pra futbollistë të tjerë dhe emra të rinj që nuk i kemi parë më parë, ata po kanë pak minutazhë për të luajtur. Kështu që ndryshimet e mëdha duhet të më profesionale, ndryshimet në futbollistë dhe sjelljet e tyre duhet të jenë më të saktë, më të drejtë duke i vlerësuar më mirë sepse nuk mund të ftohen futbollistët të cilët luajnë pak në ekipet e tyre dhe janë rezervistë, pavarësisht se në cilin kampionat apo në cilin ekip luan aj futbollistë.”, tha Sermaxhaj.

Pikërisht për ndryshime te Kosova foli sulmuesi Edon Zhegrova menjëherë pas humbjes nga Rumania, por deklaratën e tij Sermaxhaj e ka konsideruar si shumë të ngutshme dhe e cila mund të shkaktojë trubulenca në opinionin sportdashës në Kosovë.

“Mbase edhe mund të ketë diçka që nuk është duke funksionuar mirë brenda shtabit të përfaqësueses sonë, mirëpo veprimet dhe sjelljet e futbollistëve në këtë mënyrë nuk janë të drejta sepse çdo futbollistë që luan pak apo nuk luan në një ndeshje të caktuar e dimë që mund të jetë i pakënaqur me trajtimin që mund ta ketë…Por, detajet e brendshme askush nuk po i di, por po besoj që pakënaqësia e vet futbollistit ka qenë nga mllefi dhe humbja që e pësuam ka bërë që të jap një deklaratë të ngutshme, çoftë e drejtë apo jo e drejtë, prandaj të tilla situata është mirë që të mos jepen menjëherë pas ndeshjeve nga futbollistët sepse pastaj sjellin një turbulencë te analistët, opinionistët dhe ata që e ndjekin futbollin.”, tha Sermaxhaj.

Në krye të Kosovës është trajneri slloven Primozh Gliha i cili mori drejtimin e “Dardanëve” pas shkarkimit të Alain Giresse, por i cili nuk dihet nëse do të vazhdojë ta drejtojë Kosovën pas përfundimit të këtyre kualifikimeve.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...

Alba e pyet Azemin: A ke qenë 100% vetvetja? Reagimin e saj mos e humbisni

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën e tij ideale Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica ishte i ftuari i...