“Heroi rus i luftës në Ukrainë” rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Akhmet u arrestua në Makhachkala për sjellje të çrregullt...

MPB parashtroi kallëzim penal ndaj 26 vjeçarit për tentim vrasjen në Çair

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup njoftojnë...

Disa ambasadorë dhe ish-ambasadorë të Maqedonisë, thirren për bisedë konsultative në MPJ

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Rumani, Andrej Zhernovski...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kjo është data kur Blinken pritet ta vizitojë Shqipërinë

Extra AL PVC

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Tiranën më 16 shkurt.

Siç ka raportuar Top Channel, thuhet se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Ende nuk dihet qëllimi i kësaj vizite, por raportohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA-së dhe në NATO.

Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë.

Nuk dihet nëse sekretari amerikan Blinken do ta vizitojë edhe Kosovën.

Vitin e kaluar, sekretari Blinken e komentoi pozitivisht rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ka qenë vetë ai, i cili në maj të 2021 e shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA-ja për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Sekretari Blinken ka qenë aktiv edhe përmes mesazheve për deeskalimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar.

Vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit në Shqipëri ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991.

Ndërsa, vizita e dytë e një tjetër sekretari amerikan të shtetit ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku ajo mbajti një fjalim edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas saj, erdhi vizita tjetër nga John Kerry më 14 shkurt 2016.

 

 

 

spot_img

Të fundit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Sulmuesi brazilian, Endrick ka nënshkruar sot (e shtunë) kontratën...

“Heroi rus i luftës në Ukrainë” rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Akhmet u arrestua në Makhachkala për sjellje të çrregullt...

MPB parashtroi kallëzim penal ndaj 26 vjeçarit për tentim vrasjen në Çair

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup njoftojnë...

Disa ambasadorë dhe ish-ambasadorë të Maqedonisë, thirren për bisedë konsultative në MPJ

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Rumani, Andrej Zhernovski...

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Sulmuesi brazilian, Endrick ka nënshkruar sot (e shtunë) kontratën dhe është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtari më i ri i Real Madridit. Endrick është tashmë...

“Heroi rus i luftës në Ukrainë” rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Akhmet u arrestua në Makhachkala për sjellje të çrregullt – prishje të rendit dhe qetësisë. Brenda stacionit, oficerët filluan ta rrahin, kërcyen mbi të dhe...

MPB parashtroi kallëzim penal ndaj 26 vjeçarit për tentim vrasjen në Çair

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit V.I. pasi i njëjtit dyshohet se më datë...