Siljanovskwn e habit fitorja: Qe disa orë po e pyes veten si e meritova këtë nder

Gordana Siljanovska Davkova sonte në një konferencë për media...

Valon Bela thotë se opozita VLEN po feston humbjen, ngjashëm si serbët

Valon Bela, analisti ka thënë se është herët të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

KFOR nuk jep shumë detaje për takimin me Kryeministrin, zyra e Kurtit ripërsërit: PK-ja ka kapacitet për heqjen e barrikadave

Extra AL PVC

Misioni i KFOR-it ka dhënë një njoftim të shkurtër pas takimit trilateral mes Kryeministrin e Kosovës dhe me Shefin e misionit të EULEX-it.

“Sot Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe shefin e misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark, për të diskutuar çështjen e sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Twitter.

Ndërkaq në njoftimin e Qeverisë thuhej se në këtë takim ka pasur konstatim të përbashkët se duhet hequr barrikadat.

“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhej në njoftimin e Qeverisë pas takimit me krerët e misioneve.

Ndërkaq, po sot, Kryeministri Kurti ka mbledhur Këshillin për Siguri Kombëtare. Në një kumtesë dërguar mediave, Zyra e Kurtit tha se Policia e Kosovës i ka mundësitë dhe gatishmërinë për të vepruar për heqjen e barrikadave, por po e pret të veprojë KFOR-in.

“U theksua se brenda këtyre 17 ditëve që nga ngritja e barrikadave ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Po ashtu, u ritheksua se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar por siç dihet tashmë, jemi në pritje të veprimeve nga KFOR-i”, u tha në njoftimin e ZKM-së.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Siljanovskwn e habit fitorja: Qe disa orë po e pyes veten si e meritova këtë nder

Gordana Siljanovska Davkova sonte në një konferencë për media...

Valon Bela thotë se opozita VLEN po feston humbjen, ngjashëm si serbët

Valon Bela, analisti ka thënë se është herët të...

Siljanovskwn e habit fitorja: Qe disa orë po e pyes veten si e meritova këtë nder

Gordana Siljanovska Davkova sonte në një konferencë për media theksoi se urimet e saja më të mëdha janë për qytetarët. “Sinqerisht për disa orë pyes...

Valon Syla çohet në këmbë pas telefonatës nga zyrtari i VLEN-it: S’muj me u rrokë në telefon me këta njerëz

Fari Hiseni nga VLEN në një lidhje direkte në Pressing në T7 tha se kanë pritur 20 vite “të bie regjimi” në Maqedoninë e...

Valon Bela thotë se opozita VLEN po feston humbjen, ngjashëm si serbët

Valon Bela, analisti ka thënë se është herët të festohet për rezultatet, kështu duke thënë se VLEN-i po i ngjason serbëve, duke festuar humbje. “Është...