Fati i teokracisë së Iranit pas vdekjes së papritur “politike” të presidentit

Shkruan: Afrim Kasolli Autoritetet shtetërore iraniane njoftuan opinionin se presidenti...

Osmani takohet ministren e Katarit, diskutuan për këto fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim...

Izrael-Hamas, pse nuk ka aspak përparim në bisedime

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kasolli thotë se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund ta thellojnë krizën

Extra AL PVC

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë përfunduar, ku nga kampi maqedonas fitoi partia opozitare VMRO-DPMNE, kurse sa u përket shqiptarëve fitues doli koalicioni i “Frontit Evropian”, me Ali Ahmetin në krye, raporton TV Arbëria.

Njohësi i çështjeve politike Afrim Kasolli ka shkruar mbi rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ku sipas tij ky rezultat e ka bërë më të paqartë të ardhmen e vendit.

“Ky rezultat zgjedhor ndonëse e ka qartësuar disponimin e brendshëm elektoral dhe politik, në të vërtet ai e ka bërë më të paqartë të ardhmen e vendit. Aktualisht fituese të kësaj beteje në dy grupet më të mëdha etnike, janë dy parti me orientime të ndryshme strategjike shtetërore. VMRO-DMPNE ka premtuar se nuk do ta përfill kërkesën e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese me qëllim përfshirjen e minoritetit bullgar si pjesë e saj, një parakusht ky, për zhbllokimin e proceseve integruese evropiane. Kështu, kohë pas kohe, lideri i saj, Hristijan Mickoski, ka shkuar deri atje sa do ta zhfveltësojë edhe Marrëveshjen e Prespës së vitit 2018, për ndryshimin e emrit të shtetit me Greqinë, e cila i kishte hapur rrugë anëtarësimit të këtij vendi në NATO”, ka shkruar Kasolli.

Sipas Kasollit nëse VMRO-DPMNE i mban qëndrimet që i kishte edhe para fitores, atëherë do të përfaqësojë të kundërtën e interesave shqipare.

“Ndërkohë, kandidatja për presidente me një gjuhë gati raciste, për t’i përndezur sa më shumë sentimentet hakmarrëse maqedonase kundër shqiptarëve, kishte propozuar themelimin e një Gjykate Speciale për luftën e vitit 2001. Madje, sipas shumë hulumtimeve një nga arsyet se kjo parti e ka shënuar këtë rezultat të jashtëzakonshëm, ishin edhe akuzat ndaj LSDM-së, ka bërë shumë lëshime ndaj shqiptarëve gjatë bashkëqeverisjes katër vjeçare. Rrjedhimisht, nëse VMRO-DPMNE i mban këto qëndrime edhe pas formimit të ekzekutivit ajo e përfaqëson të kundërtën e interesave shqiptare, si në atë shtet ashtu edhe Ballkan në përgjithësi. Nuk është e rastësishme se pse paralelisht me forcimin e saj elektoral është shtuar edhe ndjeshmëria pro Serbisë në atë shtet. Prandaj, çdo koalicion qeveritar me këtë parti, pa u zotuar ajo se të gjitha premtimet e deri tanishme do t’i gjuajë në koshin e mbeturinave elektorale, e dëmton interesin shqiptar. Shto edhe këtu faktin se edhe integrimi i Shqipërisë në kudër të BE-së, sot është i lidhur me atë Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar tutje Kasolli.

Mes tjerash Kasolli thotë se Maqedonia e Veriut tani ndodhet para disa paradokseve të çuditshme.

“Në këtë kontekst, ky shtet sot ndodhet para disa paradokseve të çuditshme. Në njërën ku shqiptarët janë përcaktuar për ta ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe maqedonasit për ta bllokuar këtë perspektiv. Këto dy botëra të ndryshme mund të shndërrohen në katalizator të një krize gjithnjë e më të madhe. Dhe ky zhvillim po ndodh në një ambient të trazuar gjeopolitik si global ashtu edhe rajonal”, shkruan Kasolli. /TV Arbëria

Shkrimi i plotë nga Afrim Kasolli:

Zgjedhjet që mund ta thellojnë krizën

spot_img

Të fundit

Fati i teokracisë së Iranit pas vdekjes së papritur “politike” të presidentit

Shkruan: Afrim Kasolli Autoritetet shtetërore iraniane njoftuan opinionin se presidenti...

Osmani takohet ministren e Katarit, diskutuan për këto fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim...

Izrael-Hamas, pse nuk ka aspak përparim në bisedime

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas...

Durmishi: Po punohet që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan

Reshjet e shiut kanë bllokuar rrugën Prishtinë-Gjilan. Këtë e ka...

Fati i teokracisë së Iranit pas vdekjes së papritur “politike” të presidentit

Shkruan: Afrim Kasolli Autoritetet shtetërore iraniane njoftuan opinionin se presidenti i vendit Ebrahim Raisi, dhe ministri i punëve të Jashtme Hossein Amir-Abdollahian, kanë gjetur vdekjen,...

Osmani takohet ministren e Katarit, diskutuan për këto fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. Sipas njoftimit...

Izrael-Hamas, pse nuk ka aspak përparim në bisedime

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve “janë në një qorrsokak”. Një burim...