Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kasolli: Si po i imiton militantët e VV-së, Lumir Abdixhiku

Kasolli: Si po i imiton militantët e VV-së, Lumir Abdixhiku

Analisti politik në vend, Afrim Kasolli ka thënë se kreu i LDK-së po imiton militantët e VV-së, raporton TV Arbëria.

Kasolli në një shkrim në facebook komenton postimin e Abdixhikut, ku thotë se: “Lukas Mandl dhe David McAllister, dy miq të mëdhenj të Kosovës dhe popullit tonë, rizgjedhen eurodeputetë në Parlamentin Evropian”.

“Sipas tij, ka arsyeje për gëzim, sepse tashmë familja politike e LDK-së në këtë institucion (PPE) ka shënuar fitore të thellë. Për më shumë, ky rezultat është edhe pasojë e faktit se kjo parti u angazhua në diasporë dhe në dallim nga të tjerët “që angazhoheshin në organizimin e tubimeve për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni, LDK-ja, në prill, u morr me përbashkimin e bashkatdhetarëve tanë rreth miqve të vendit”. Me këtë “rast zëri ynë tani to të përfaqësohet në tempullin e demokracisë evropiane””, shkruan Kasolli.

Sipas Kasollit ky veprim I ngjasonë militantëve të Vetëvendosjes, kur në Amerikë mbronin iluzionin se favorizimi i presidentit aktual Joe Biden.

“Pretendime të tilla, në shumë çka i ngjasojnë entuziazmit të militantëve të pushtetit, kur pas zgjedhjeve në Amerikë mbronin iluzionin se favorizimi i presidentit aktual Joe Biden, nga Albin Kurti, kishte ndikuar edhe në fitoren e të parit dhe humbjen e ish-presidentit Donald Trump. Siç duket Lumir Abdixhikut i ka lënë “vragë” mentale dhe politike të qenit ministër i Albin Kurtit”, shkruan Kasolli në facebook. /TV Arbëria

Themes by WordPress