LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kasolli kishte parashikuar fillimin e mundshëm të luftës Izrael-Iran

Extra AL PVC

Analisti Afrim Kasolli, sot gjatë ditës kishte bërë një analizë lidhur me mundësinë e shpërthimit të luftës ndërmjet Izraelit dhe grupit terrorist palestinez të Hamasit.

Sipas tij, pasi që Irani e sulmoi shtetin e Izraelit me 7 tetor si dhe intervenimit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në rripin e Gazës për ta çrrënjosur Hamasin, ka dominuar frika se ky konflikt nuk do të mbetet i izoluar vetëm në mes këtyre dy vendeve, por mund të marrë përmasa regjionale, madje edhe me implikime globale.

Ai kishte theksuar se ankthi për shndërrimin e këtij konflikti në përmasa shumë më të tmerrshme rajonale, ka gjasa të bëhet realitet tani më shumë se kurrë më parë.

Shkrimi i Plotë i Afrim Kasolli

Çastet e makthit global nga lufta e mundshme Iran-Izrael

Që kur ka shpërthyer lufta ndërmjet Izraelit dhe grupit terrorist palestinez të Hamasit, pasi ky i fundit e sulmoi të shtetin e Izraelit me 7 tetor si dhe intervenimit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në rripin e Gazës për ta çrrënjosur Hamasin, ka dominuar frika se ky konflikt nuk do të mbetet i izoluar vetëm në mes këtyre dy vendeve, por mund të marrë përmasa regjionale, madje edhe me implikime globale.

Natyrisht, që nga ajo ditë nuk është se konflikti nuk është zgjeruar. ShBA-të dhe Britania e Madhe janë detyruar t’i bombardojnë caqet e grupit rebel Huthi në Jemen, pasi këta të fundit ndërmorën sulme të vazhdueshme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, e cila njihet si njëra nga rrugët detare me qarkullimin më të madh tregtar. Po ashtu, kohë pas kohe janë sulmuar edhe trupat amerikane të shpërndara në Lindje të Mesme nga grupet e mbështetura nga Irani. Madje para pak kohe tre ushtarë amerikanë mbeten të vrarë nga një sulm me dronë në një post ushtarake në Jordani. Uashingtoni e akuzoi Teheranin se qëndron prapa këtij ataku.

Sidoqoftë, ankthi për shndërrimin e këtij konflikti në përmasa shumë më të tmerrshme rajonale ka gjasa të bëhet realitet tani më shumë se kurrë më parë. Gjatë ditës së djeshme një sërë zyrtarësh amerikanë, duke filluar edhe nga presidenti Joe Biden, kanë paralajmëruar se brenda 48 orëve pritet që Irani ta sulmoi Izraelin. I pari i Shtëpisë së Bardhë e ka këshilluar të parin që të mos e bëjë këtë veprim. Ai thjesht i është drejtuar autoriteteve iraniane me një fjalë “Don’t” .

Siç dihet, tensionet u agravuan deri në këto përmasa ekstreme pas sulmit të Izraelit në një mision diplomatik të Teheranit në Siri, ku mbetën të vrarë shtatë ushtarakë të lartë iranianë. Irani e ka konsideruar këtë sulm si dhunim të integritetit territorial shtetëror, duke marrë parasysh faktin se misionet diplomatike kanë status “ekstra-territorial”. Prandaj, është i detyruar të hakmerret.

Ndërkohë, analistë të ndryshëm ndërkombëtarë kanë deklaruar se dhe Iranit nuk i ka mbetur tjetër “zgjidhje” në tavolinë. Sepse sa më shumë kohë kalon aq më tepër mund të harrohet kjo ngjarje. Atëherë ai shtet do të demonstronte dobësi ndaj Izraelit diçka që nuk do të donte të shihej në asnjë mënyrë. Kurse në anën tjetër edhe qarqe të caktuara ushtarake të Izraelit janë duke e pritur këtë moment për t’i sulmuar kapacitetet bërthamore të Iranit. Pra shtytje të tilla “psiko-politike” mund ta bëjnë këtë luftë të pashmangshme.

Po ashtu, këtu nuk duhet përjashtuar as faktin se shteti islamik së bashku me Rusinë është pjesë e asaj që po quhet Aksi i Rezistencës, kundër rendit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-te. E Rusia është duke u përgatitur për fushatën e pranverës kundër ushtrisë ukrainase. Moska ka filluar mobilizimin e 100.000 trupave të reja shtese. Prandaj, e ka jetike që ta shpërqendrojë vëmendjen e Uashingtonit drejt një krize dhe me të madhe, ne mënyrë që t’i ketë duart e lira edhe më shumë në Ukrainë.

Kurse SHBA-të, siç ka pohuar dje presidenti Biden, nuk do bëjnë sehir në rast së shpërthen kjo luftë. “ Ne jemi të përkushtuar për ta mbrojtur Izraelin. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do ta ndihmojmë Izraelin që të mbrohet dhe Irani nuk do t’ia dalë”, deklaroi ndër të tjera presidenti i SHBA-ve. Pra në një farë mënyrë një sulm i tillë eventual do të mund të shndërrohej në një luftë edhe ndërmjet SHBA-ve dhe Iranit.

Paradoksalisht SHBA-të, ka kohë që janë përpjekur të tërhiqen nga Lindja e Mesme. Kjo edhe ishte arsyeja që SHBA-të ishin angazhuar maksimalisht për afrimin e Izraelit me shtetet arabe nëpërmjet asaj që u quajtën si Marrëveshjet të Abrahamit, ku u nënshkruan fillimisht me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, dhe Marokun. Kurse një e tillë ishte shumë afër me Arabinë Sauditë, para sulmit të 7 tetorit. Mirëpo, çdo gjë u përmbys brenda natës.

Por proceset historike dhe politike shpeshherë zhvillohen në kundërshtim me dëshirat edhe parashikimet strategjike. Analisti i njohur Fareed Zakaria ditë më parë në shkrimin “In responding to Iran, US should take ‘The Godfather’s’ advice” e kishte përshkruar pozicionin aktual të SHBA-ve, në Lindje të Mesme të ngjashëm me fatin e Michel Corelone.(Këtu duhet shmangur keqkuptimin se behët bëhet fjalë për ta krahasuar politikën e Uashingtonit me atë të një organizate mafioze) .Por se si i pari në moshë të shtyer, në pjesën e tretë të këtij filmi klasik, tregon se si gjatë gjithë jetës ishte përpjekur për t’u shkëputur nga lidhjet e vjetra bizensore dhe mafioze të familjes së tij. Dhe pikërisht kur shpresonte se ia kishte arritur këtij qëllimi, krizat e rrëmbenin edhe më shumë në vorbullën tyre, duke ia ka pamundësuar distancimin. Pra ngjashëm si SHBA-të megithë synimin për t’u larguar nga Lindja e Mesme, ajo po zhytet edhe më shumë në një situatë pa shtegdalje.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...

Alba e pyet Azemin: A ke qenë 100% vetvetja? Reagimin e saj mos e humbisni

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën e tij ideale Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica ishte i ftuari i...