Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kaq mjekë dhe profesorë e deklaruan pasurinë në AKK, Buleshkaj jep detaje

Extra AL PVC

Shumica e mjekëve dhe profesorëve i janë përgjigjur pozitivisht obligimit ligjor për deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kështu thotë drejtori i AKK-së, Yll Buleshakaj, derisa potencon se rreth 2 mijë e 100 mjekë dhe profesorë kanë deklaruar pasurinë e tyre brenda periudhës së rregullt kohore, e cila filloi me 12 shkurt dhe përfundoi dje me 12 mars.

Ndërkaq, Buleshkaj tregon se vetëm 90 persona nga këto dy kategori nuk kanë bërë ende deklarimin e pasurisë. Ai shton se këto ditë janë në proces të pastrimit të listës, për të parë nëse dikush prej mjekëve dhe profesorëve që nuk iu janë përgjigjur thirrjes, është në mesin e atyre që e kanë deklaruar pasurinë, por si pjesë të një detyre tjetër të tyre.

Buleshkaj për thotë se pas përfundimit të pastrimit të listës, janë të obliguar të shqiptojnë një gjobë prej 30 për qind të pagës së tyre mujore për secilin që është vonuar.

 

Përveç kësaj, ai tregon se të njëjtëve u jepet një afat shtesë prej 15 ditëve për ta kryer këtë obligim dhe nëse nuk e bëjnë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit  në mënyrë automatike do të përgatisë kallëzime penale dhe do t’i dërgojë ato në prokurorinë e shtetit.

 

Ndërkaq, është raportuar në media se mbi 300 mjekë kanë nënshkruar një peticion dhe e kanë dërguar tek Institucioni i Avokatit të Popullit për të kundërshtuar vendimin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

 

Lidhur me këtë, drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj thotë se është e drejtë e secilit që të dërgojë raste tek Avokati i Popullit, porse sipas tij deklarimi i pasurisë nuk shkel të drejtë të njeriut, sepse nuk është në kundërshtim me parimet bazë të njeriut.

 

Ai shton se ka plotë kategori të cilët paguhen më pak se mjekët dhe profesorët, e të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë.

Ndërkaq, më 1 mars ka filluar edhe deklarimi i rregullt i pasurisë për të gjithë zyrtarët publikë që e kanë kryer këtë obligim edhe vitin e kaluar.

 

Buleshkaj thekson se nga 10 mijë zyrtarë publikë që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, deri më tani mbi 1 mijë të tillë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes.

Për këtë, Buleshkaj thotë se po ndodhë për herë të parë, që deklarimi i pasurisë të bëhet në fillim të afatit, ngase sipas tij trendi ishte që deklarimi të bëhej në fund të periudhës së caktuar.

Mbi 2 mijë mjekë dhe profesorë në Kosovë për herë të parë kanë qenë të  obliguar që ta deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Brenda afatit një mujor, i cili ka përfundua dje më 12 mars, 1500 mjekë nga spitalet rajonale dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke përfshirë edhe 800 profesorë nga shtatë universitetet publike, kanë qenë të detyruar ta kryejnë këtë obligim ligjor. /KosovaPress/

 

spot_img

Të fundit

Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli...

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 2.7 ka goditur zonën e...

Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fabrikën për prodhimin e kabllove “Proton Cable” me pronarë Fatos, Sami...

Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y, A.T, B.O,...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se rruga e gabuar ka filluar qysh nga viti 1999, pasi nuk është...