Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler,...

Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Europës...

Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë – Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar

Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Java e presionit diplomatik për Asociacionin

Extra AL PVC

Kushti politik ndërkombëtar i vendeve të Quintit për fillimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës të vendos për pranimin e Kosovës në organizatën më të vjetër në kontinent për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, u bë me i ditur këtë javë se asnjëherë tjetër.

Në mënyrë të qartë zbatimin e këtij obligimi e artikuloi presidenti i Francës ,Emmanuel Macron, duke deklaruar se “Parisi zyrtar i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kontekst të rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Për më shumë, kryetari francez, e përsëriti edhe qëndrimin e Ambasadorit francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, se në “veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe. 

Ndërkohë, pa kaluar shumë kohë nga ky qëndrim edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për KTV e potencoi se “çështja e Asociacionit duhet të trajtohet nga Qeveria e Kosovës, sa më shumë që bënë para votimit në Këshillin e Evropës”. Sepse, sipas diplomatit gjerman në vendin tonë, ky veprim “do t’i bindë qeveritë që mbase janë skeptike për të votuar në favor të Kosovës”.

Në mbështetje të këtij opsioni, po ashtu, dëshmuan edhe një herë, se janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ndihmësekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë takimit që ka pasur me kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka kujtuar këtij të fundit nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E këtu vlen të kujtohet se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e 24 hektarëve tokë si pronë e Manastirit të Deçanit, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016,  i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Escobar, kishte deklaruar se edhe pse një hap pozitiv vendimi për tokat e Manastirit të Deçanit, megjithatë Kosova duhet t’i plotësojë edhe dy kushte për anëtarësim në Këshill të Evropës, ai për themelimin e Asociacionit dhe shpronësimet në veri.

Sidoqoftë, pushteti në Kosovë gjatë gjithë kësaj kohe para opinionit të brendshëm ishte munduar ta shmang “elefantin dhe dhomë” ashtu siç kishin bërë me detyrimin për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, deri kur erdhi momenti që ai vendim u bë një çështje e patejkalueshme.  Por, në anën tjetër përfaqësuesit më të lartë të shtetit i dërgonin letra raportueses për Kosovën në Këshill të Evropës, Dora Bokjanis, duke u betuar se do ta jetësojnë këtë obligim. Madje, pas votimit të këtij raporti nga Asambleja Parlamentare, e merrnin si të kryer rekomandimin e këtij raporti,  ku thuhej se Asociacioni mund te jetë një lloji “angazhimi pas anëtarësimit”.

Me këtë rast Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte vazhduar avazin e njohur të tij se fillimisht duhen “kuajt e tani qerrja, e jo qerren para kuajve”. Se kushdo që flet për Asociacionin para Marrëveshjes bazike i shërben Serbisë dhe jo Kosovës.

Mirëpo, se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk është i sigurt pa plotësimin e kriterit për fillimin e proceduarave për themelimin e Asociacionit, e dëshmoi dje në mënyrë të tërthortë edhe ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla, gjatë një diskutimi në Parlamentin e Kosovës, kur deklaroi, “se mbetet ende punë për të bërë, ndoshta deri në maj, por ndoshta edhe në një moment tjetër”. Peshën, e këtij presioni si duket nuk e ka ndjerë askush më shumë se sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nga Berlini ka paralajmëruar “një zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë”.

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler,...

Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Europës...

Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë – Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar

Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën...

Szunyog: Të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së

Në vazhdën e aktiviteteve për nderë të Ditës së...

Vjen urimi nga ShBA për Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duke...

Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Europës në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajtën disa aktivitete për këtë ditë. Ai tha se...

Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë – Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar

Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë. Automjeti që drejtonte ka...