spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Izraeli merr përgjegjësinë për sulmin në spitalin e Gazës

Extra AL PVC

Ushtria izraelite tha se autokolonat me ambulanca që sulmoi jashtë spitalit Al Shifa në Gaza, po përdoreshin nga Hamasi.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në veçanti se një nga avionët e saj goditi një ambulancë “e cila u identifikua se po përdorej nga një celulë terroriste e Hamasit”.

Ministria e shëndetësisë e Hamasit në Gaza pretendoi se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën nga bombardimet, për të cilat fajëson Izraelin.

Një zëdhënës i IDF tha se një numër i militantëve të Hamasit ishin vrarë dhe se kishte “informacion që vërteton se mënyra e veprimit të Hamasit është të transportojë terroristë dhe armë në ambulanca”.

“Kjo zonë është një zonë luftimi. Civilëve në zonë u është thënë vazhdimisht që të lëvizin në jug për sigurinë e tyre”,  tha zëdhënësi.

Të paktën 13 të vdekur dhe 26 janë plagosur

Dhjetëra palestinezë u vranë ose u plagosën kur Izraeli shënjestroi një autokolonë me ambulanca që po largohej nga spitali Al Shifa në qytetin e Gazës, njoftoi Al-Aqsa TV.

Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportet. Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte këtë informacion. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 26 janë plagosur.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Sunny Hill Festival: Black Coffee, emri i radhës që vjen në Prishtinë

Burna Boy, edhe DJ me nam ndërkombëtar – Black...

Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me ftesë...

ZPS: Dëshmitari Abazi ndryshoi deklaratat, katër herë ka thënë se ia kërkoi Sadik Halitjahës lirimin e Latife e Rrushe Kolollit

James Pace, përfaqësues i ZPS-së në Hagë tha se dëshmitari Nuredin Abazi në katër raste ku kishte dhënë dëshmi para autoriteteve kishte thënë se...

Sunny Hill Festival: Black Coffee, emri i radhës që vjen në Prishtinë

Burna Boy, edhe DJ me nam ndërkombëtar – Black Coffee, fituesi i çmimit Grammy do të jetë pjesë e edicionit të sivjetëm të Sunny...

Për një javë në Prishtinë u realizuan 279 urdhëresa të gjykatës, sekuestruan 7 armë zjarri e u shqiptuan mbi 3 mijë gjoba

Në Prishtinë gjatë javës së kaluar Policia e Kosovës ka realizuar 279 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të...