Hysen Sogojeva zgjedhet kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Të enjten, më 18.4.2024 në Hotel “Sirius” është mbajtur...

Kërcënoi tri gra të familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra...

Policia konfiskon disa armë në veri

Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Iu zbutet dënimi pesë të akuzuarve, do t’i vuajnë 60 vite burgim për vrasjen e kushëririt

Extra AL PVC

Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktgjykimin e datës 31 mars të 2023 ka aprovuar pjesërisht ankesat e mbrojtësve të akuzuarve Besmir, Samet, Fisnik, Ismet dhe Hizri Ismajli vetëm sa i përket vendimit për dënim, duke ua zbutur dënimin me burgim nga 71 vite në 60 vite burg për të dënuarit.

Kështu, nga 18 vite burgim për vrasjen e kushëririt do t’i vuajnë Besmir, Samet dhe Fisnik Ismajli derisa për “lëndim të lehtë trupor” Ismet dhe Hizri Ismajli do t’i vuajnë nga 3 vite burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Gjilan më 21 mars të 2022 kishte bërë shpalljen e aktgjykimit duke i dënuar në total me 71 vite burgim të akuzuarit e përmendur në aktakuzën e Prokurorisë për vrasjen e kushëririt të tyre.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 26 nëntor 2019, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Besmir, Samet, Fisnik, Ismet dhe Hizri Ismajli, me arsyetimin se të njëjtit, me 2 maj 2019, në fshatin Sadovina e Çerkezëve, Komuna e Vitisë, me dashje dhe në bashkëkryerje, për motive pasurore-pronësore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M.I, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë Gjykata e Apelit kishte shtyrë seancën pasi që pala e dëmtuar nuk ishte e paiisur me ankesa e mbrojtësve të të akuzuarve dhe si rrjedhojë përfaqësuesit të palë së dëmtuar avoaktit Besnik Berisha i nevojitej kohë për tu analizuar të njëjtat.

Apeli në vendimin e tyre kanë aprovuar pjesërisht ankesat e mbrojtësve të akuzuarve Besmir, Samet, Fisnik, Imset dhe Hizri Ismajlin duke ndryshuar kështu aktgjykimin e Themelores në Gjilan vetëm sa i përket dënimit dhe për veprën penale “vrasje e rëndë” gjykon secilin veç e veç Besmir, Samet dhe Fisnik Ismajlin me nga 18 vite burgim kurse Ismet dhe Hizri Ismajlin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” secilin veç e veç me nga 3 vite burgim.

“Me aprovimin e pjesshëm të ankesave të mbrojtësve të akuzuarve B.I., S.I., F.I. , I.I.1t dhe H.I.2.t, ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan PKR.nr.201/2019 të datës 19.05.2022 vetëm për vendimin për dënimin ashtu që Gjykata e Apelit të akuzuarit për veprën penale për të cilën janë shpallur fajtor Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.6 lidhur me nenin 31 të KPRK-së i gjykon: të akuzuarin B.I.,S.I.dhe F.I. , secilin veç e veç, me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) vjetë në cilin dënim do tu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 02.05.2019 deri sa aktgjykimi ta merr formën e prerë, ndërsa të akuzuarit I.I.1 dhe I.I.2.t për veprën penale për të cilën janë shpallur fajtor Lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së i gjykon, secilin veç e veç, me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjetë në cilin dënim do tu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 02.05.2019 deri me dt. 21.05.2019. Në pjesën tjetër aktgjykimi i përmendur në pjesën gjykuese mbetet i pandryshuar.”, thuhet në vendimin e Apelit.

Ankesat u bënë nga avokatët për të dënuarit Besmir Ismajlin, avokati Driton Muharremi dhe Bekim Kafexholli, për Samet Ismajlin, avokati Kujtim Kërveshi, për Fisnik Ismajli avokati Florent Latifaj, për Ismet Ismajli, avokati Arbër Krasniqi dhe për Hizri Ismajlin, avokati Agnez Furra.

Ankesë mbi aktgjykimin e Themelores në Gjilan kishte bërë edhe Prokuroria Themelore në Gjilan duke propozuar që aktgjykimi në fjalë të anulohet ose ndryshohet dhe lënda të kthehet në rigjykim.

Tutje edhe përfaqësuesi i palëve të dëmtuar Kimete, Besjan, Ridvan dhe Armend Ismajli, avokati Besnik Berisha kishte paraqitur ankesë ndaj aktgjykimit të Themelores duke propozuar kështu që Apeli të ashpërsojë lartësinë e sanksionit penale për të dënuarit në fjalë.

Mirëpo Apeli përmes aktgjykimit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelorë në Gjilan dhe të përfaqësuesit të palëve të dëmtuara Kimete, Besjan, Ridvan dhe Armend Ismajli, avokati Besnik Berisha duke i konsideruar si të pabazuara.

Apeli duke marrë parasysh rrethanat që kanë ndodhur në ditën kritike dhe për faktin se edhe i dëmtuari duke shkuar në vendin e ngjarjes pa arritur policia kanë ndikuar që kjo Gjykatë të shqiptojë dënimin me burg me 18 vite burgim për Besmir, Samet dhe Fisnik Ismajli. Gjithashtu edhe për të akuzuarit Ismet dhe Hizi Ismajli me nga 3 vite dënim me burgim për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ky vendim u marr nga kolegji në përbërjen e gjyqtarëve me kryetar Bashkim Hyseni, Tonka Berisha gjyqtare referuese dhe Burim Ademi anëtar i kolegjit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, në nëntor të 2019-ës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Besmir, Samet, Fisnik, Ismet dhe Hizri Ismajli, me arsyetimin se të njëjtit, në maj të vitit 2019, në fshatin Sadovinë e Çerkezëve, Komuna e Vitisë, me dashje dhe në bashkëkryerje, për motive pasurore-pronësore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M.I.

Sipas aktit akuzues, kjo ka ndodhur në atë mënyrë që të akuzuarit fillimisht shkojnë për të punuar në pronën kontestuese, e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit M.I, me këtë rast ky i fundit me familjarët e tij dalin për të biseduar lidhur me arritjen e një marrëveshjeje, për çka këta të fundit refuzojnë, e që më pas vazhdojnë me fyerje, të cilat sjellin eskalimin e situatës deri në konflikt fizik.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit me mjete të forta si drunj dhe shufra metalike, e godasin tani të ndjerin në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar gërvishtje dhe gërvishtje lëkurore, për çka i njëjti nga familjarët transportohet në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas si rast urgjent dërgohet në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan.

Pas kësaj, sipas aktakuzës, i ndjeri transferohet në QKUK në Prishtinë, ku edhe konstatohet vdekja e tij si rezultat i gjakderdhjes masive në kokë, e shkaktuar nga përdorimi i mjeteve të forta.

Në këtë drejtim, sipas prokurorisë, të akuzuarit në fjalë kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.6, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Tutje sipas aktit akuzues, i pandehuri Edmond Ismajli, për shkak të një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor me përdorimin e atëçastshëm të dhunës, në kohë dhe vend si në dispozitivin e parë, me dashje u ka shkaktuar lëndime trupore Ismet dhe Fisnik Ismajlit, në atë mënyrë që gjatë kacafytjeve, me një lopatë i godet të dëmtuarit dhe u shkakton atyre ndrydhje të indeve.

Për këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme deri me tre vite burgim.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Hysen Sogojeva zgjedhet kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Të enjten, më 18.4.2024 në Hotel “Sirius” është mbajtur...

Kërcënoi tri gra të familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra...

Policia konfiskon disa armë në veri

Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36...

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, policia jep detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur mbrëmë në një...

Hysen Sogojeva zgjedhet kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Të enjten, më 18.4.2024 në Hotel “Sirius” është mbajtur Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Kuvendi është hapur nga...

Kërcënoi tri gra të familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht.     Me vendim të prokurorit, ai është dërguar...

Policia konfiskon disa armë në veri

Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të armeve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve në fshatin Jegenicë...