Haradinaj: Ndikimi i Rusisë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE, më i madh se ndihma e Perëndimit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar...

Gjobiten disa shoferë në Shtime, lejuan pasagjerët të dilnin me gjysmën e trupit jashtë veturës

Policia në Shtime ka pranuar disa informata se disa...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish zv/ministri i MPB-së: Beogradi do ta përdorë situatën në veri në aspektin diplomatik, sulme s’mund të ketë

Extra AL PVC

Janë bërë një vit që kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut detyrën e tyre e kanë kryer në zyrat alternativa në fshatrat Çabër e Lipë.

Tashmë pas bojkotit të qytetarëve serb për votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar u është hap rruga që ta ushtrojnë detyrën nga zyrat në komunat përkatëse.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri më 26 prill ka mbajtur në objektin komunal një seancë urgjente lidhur me themelimin e Komisionit për pranimin e objektit.

Ndërsa, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci e ka nisur të hënën punën në objektin e komunës.

Një vit më parë kryetarët e dy komunave kanë hyrë në objektet komunale nën mbrojtën e Policisë, ndërsa pak ditë më vonë u është pamundësuar hyrja nga protestuesit serb.

Se a mund të përsëritët situata e 26 majit nga bandat kriminale serbe tek komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, për Front Online ka folur ish-ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Hoxha shprehët optimist se s’do të ketë sulme nga serbët në veri pas vendosjes së kryetarëve shqiptar në komuna.

Ai deklaroi se nuk pritët tension i situatës pasi ata e bojkotuan shkarkimin e kryetarëve dhe zgjedhje nuk mund të ketë.

“Sulme pas vendosjes së kryetarëve në objektet komunale nuk do të ketë sepse ata vullnetarisht tashmë kanë pranuar se tashmë as nuk mund të ketë iniciativë për shkarkim e as zgjedhje të jashtëzakonshme sepse mandatin i rregullt brenda një viti përfundon dhe ata do ta ushtrojnë mandatin e tyre deri në fund nëse nuk dakordohën për dorëheqje vullnetare”, u shpreh Hoxha

Ish-ministri Hoxha thotë se bojkotin për shkarkimin e kryetarëve verior pala serbe do ta përdor në aspektin diplomatik.

“Tash është një situatë tjetër dhe pas sabotimit me direktivat e Beogradit për referendumin e shkarkimin e kryetarëve verior ata e kanë menduar mirë këtë situatë pala serbe dhe do të mundohen që ta përdorin në aspektin diplomatik”, përfundoi Hoxha.

Protesta para komunës së Zveçanit kishte eskaluar në dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it. Kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut kishin ushtruar detyrën nga zyrat alternative në fshatra. /Gazeta Express/

spot_img

Të fundit

Qëndrimet e republikanëve dhe demokratëve për votimin përmes postës

Votuesit amerikanë kanë në dispozicion disa mënyra për të...

Haradinaj: Ndikimi i Rusisë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE, më i madh se ndihma e Perëndimit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar...

Gjobiten disa shoferë në Shtime, lejuan pasagjerët të dilnin me gjysmën e trupit jashtë veturës

Policia në Shtime ka pranuar disa informata se disa...

Qëndrimet e republikanëve dhe demokratëve për votimin përmes postës

Votuesit amerikanë kanë në dispozicion disa mënyra për të votuar në zgjedhjet presidenciale, përfshirë votimin me postë. Shumë demokratë kanë përqafuar votimin me postë...

Haradinaj: Ndikimi i Rusisë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE, më i madh se ndihma e Perëndimit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pas mosantarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Përmes një postimi në X, Haradinaj shprehet se...

Miratohet vendimi për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave deri më 24 maj 2024

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën, me kërkesë të komunës së Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës,...