Të fundit:

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj...

Sekuestrohen 24 thika në Merdarë, policia nis hetimet

Policia Kufitare e Kosovës në Merdare, gjatë realizimit të...

Erërat e forta rrëzojnë një shtyllë elektrike në Klinë – disa fshatra mbesin pa rrymë

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik...
ISP BroadcastISP Broadcast

Ischinger: Asociacioni duhet të zbatohet, marrëveshjet e Brukselit duhet respektuar

ISP Broadcast

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka thënë se shpreson se serbët nga veriu, do të inkurajohen nga Beogradi që të kthehen në institucionet e Kosovës.

Ai thotë se duhet respektuar të gjitha marrëveshjet nga të dyja palët, si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia.

Ischinger ka folur edhe për planin franko-gjerman, për të cilin thotë se shpreson se Kosova dhe Serbia do ta pranojnë

“Unë me siguri shpresoj se do ta bëjnë(pranojnë), përveç nëse ata krijojnë një ide më të mirë se si të kapërcejnë çështjen e statusit në pritje”, tha ai.

“Shpresoj se serbët nga veriu i Kosovës do të inkurajohen fuqishëm nga Beogradi që të kthehen në institucionet e Kosovës. Kosova është vendi ku ata jetojnë”, shton ai.

Ischinger, gjersa u pyet për Asociacionin, tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në kryeqendrën evropiane duhet të zbatohen nga të dyja palët.

“Siç e kuptoj unë, të gjithë elementët e Marrëveshjes së Brukselit duhet të respektohen dhe zbatohen nga të gjitha palët e përfshira”, shton ai.

“Nëse Serbia dëshiron të vazhdojë me besueshmëri në rrugën e saj drejt BE-së, duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e Bashkimit Evropian. Kjo përfshin çështjen e sanksioneve kundër Rusisë. Prandaj, çështja e sanksioneve nuk ka të bëjë aq shumë me marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sa që ka të bëjë me marrëdhëniet midis Beogradit dhe Brukselit”, tha në fund Ischinger. /TV Arbëria 

 

spot_img

Të fundit

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj...

Një burrë vdes gjatë arrestimit nga policia në Berlin

Një burrë vdiq gjatë një arrestimi policor pas trazirave...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura...

Çfarë do të thotë të falësh dikë me zemër

“Të falësh dikë nuk do të thotë ta dënosh...

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes. Ndërsa, Prokuroria bënë thirrje të respektohet e drejta e privatësisë...

Një burrë vdes gjatë arrestimit nga policia në Berlin

Një burrë vdiq gjatë një arrestimi policor pas trazirave në oborrin e shtëpisë së një ndërtese në Berlin, njoftoi policia të dielën. 30-vjeçari thuhet se...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura sa i përket ngjyrës së syve. Ngjyrë kafe apo të zezë, ata jeshilë apo të...