Të fundit:

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...
ISP BroadcastISP Broadcast

​IPK jep 5 rekomandime për Policinë e Kosovës

ISP Broadcast

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Menaxhimi i thirrjeve dhe reagimit policor”, ku ka dhënë pesë rekomandime për Policinë e Kosovës që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një Udhëzuesi mbi procedurën dhe veprimet policore në trajtimin e thirrjeve dhe reagimin në vendngjarje, ushtrimin e kontrolleve ndaj zyrtarëve në bazat e komunikimit për ngritjen e cilësisë së logut operacional, standardizimin e metodologjisë së regjistrimit në log, analizimin e faktorëve ndikues që sfidojnë reagimin policor, si dhe monitorimin dhe analizimin periodik të kohës së reagimit.

Sipas një komunikate të IPK-së, bazuar në planin vjetor të inspektimeve të rregullta për vitin 2022, nga IPK është iniciuar inspektimi për të vlerësuar menaxhimin e thirrjeve dhe reagimit policor.

“Inspektimi është përqendruar në të gjitha stacionet policore në kuadër të divizionit të sigurisë publike të departamentit për operacione. Inicimi i inspektimit është ndikuar nga nevoja që Policia e Kosovës të sigurohet se stacionet janë në gjendje të përgjigjen në mënyrë efektive dhe të shpejtë në thirrjet e qytetarëve lidhur me shqetësimet e tyre. Inspektimi ka paraqitur një mundësi për të vlerësuar kapacitetet e stacioneve policore dhe gatishmërinë e tyre për të reaguar në ngritjen e sigurisë publike dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt. Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për zyrtarët policor në bazat e komunikimit, njësitë policore reaguese, shërbimet mbështetëse – logjistike dhe nivelin mbikëqyrës – vendimmarrës”, thuhet në komunikatë.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, mbylli punimet e seancës sotme plenare, ku deputetët debatuan me kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshjen...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët për...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se është dakorduar për një marrëveshje emergjence me Serbinë, që mbyll...