Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi...

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me...

Nesër mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian

Kurti bashkë me Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Iluzioni opozitar që po i shërben pushtetit

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Opozita në Kosovë ka kohë që beson se rruga më e duhur e ballafaqimit me pushtetin është vetëdiskreditimi i tij publik. Pra asaj nuk i duhet të bëjë asgjë, mjafton ndonjë deklaratë e drejtueseve të saj në rrjetet sociale dhe kështu qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë herët apo vonë se Albin Kurti nuk është “heroi” i duhur i tyre.

Në vend të veprimit dhe ofrimit të ndonjë alternative, mjafton pritja. Kohë kanë mjaft, sidomos disa nga udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së. Dhe çasti i tyre fatlum për t’u ringritur në lartësitë e Olimpit politik do të jetë i pashmangshëm.

Tema ku ata më se shumti shpresojnë se mund të realizohet ky skenar, janë marrëveshjet me Serbinë, apo sikur se kërkesa e Kryeministrit për zbatimin e vendimit të vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese, për regjistrimin e 24 hektarëve tokë si pronë e Manastirit të Deçanit.

Dhe këto sjellje do t’i kthehen në bumerang për shkak të kundërshtimit të ashpër që e kishte bërë ndaj tyre si opozitar. Në këtë mënjë këto kthesa të befasishme të të parit të Qeverisë vetëm sa do të dëshmojnë se e gjithë “rezistenca”  tij ka qenë false dhe me motiv pushtetin, e jo mbrojtjen e atyre që i ka propaganduar ndër vite. E njëjta gjë mund të thuhet edhe dialogun e Brukselit etj etj, sepse tashmë i ka pranuar jo vetëm ato që i ka refuzuar, por ka shkuar edhe shumë më larg.

Por, pikërisht ky iluzion  i opozitës, më shumë se sa ta vetëdemantojë pushtetin mund bëjë të parën të padobishme, pasi nuk paraqet ndonjë alternativë ndaj të dytit. Të gjithëve na kujtohet retorika e Albin Kurtit, deri sa ishte në opozitë kur i akuzonte partitë që e kishin qeverisur Kosovën deri sa ky i fitoi zgjedhjet, se drejtuesit e tyre, po bënin kompromise dhe marrëveshje të dëmshme për Kosovën me të vetmin qëllim për ta shpëtuar vetën, sepse ish-lidershipi i vendit ishte i shantazhuar dhe korruptuar.

Pra Kosova ishte peng, për shkak se ata ishin peng politik. Çlirimi i të parës kalon nga largimi i të dytëve. Dhe kur mbështetja e publikut për këto parti u shkapërderdh, ai ishte në “vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta përvetësuar”. Në vend të recesionit demokratik, kapitali i tyre politik u përfshi nga inflacioni.

Kështu, me anë të kësaj retorike ai ia doli që ta zhvleftësonte në sytë e opinionit publik partneritetin e shtetit të Kosovës me shtetet mike, nga partitë e “establishmentit” si subordinim dhe nënshtrim për mbijetesë personale. Se sa ka pasur bazë reale ky narracion është tjetër gjë. Mirëpo, në politikë gjithçka është interpretim. Që nga koha e Platonit wshtw dokumentuar se si demagogjia mund  të përdoret si armë polItike për pushtet. Ndërkohë, opozita nuk ka asnjë interpretim alternativ ndaj atij që është dominant.  Për braktisjen e kauzave të dikurshme, Albin  Kurti disa e herë e ka përsëritur rrëfimin se i është imponuar, jo për shkak se ky është i korruptuar, por sepse i duhet ta bëjë “maksimumin e mirë e të mbarë me një trashëgimi të keqe e të mbrapsht që nuk është aspak minimale”.

Prandaj, për aq kohë sa opozita të vetmin argument “kritik” kundër drejtuesit të qeverisë e mbron tezën se i pari i ka braktisur  kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet, në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë, i shërben arsyetimit të tij mbi “sjelljen racionale që është duke demonstruar mbi bazën e vendimeve të padrejta”.

Kështu, ajo po dëshmon se aktiviteti i vetëm i deritanishëm mbetet një lloj nostalgjie për Albin Kurtin, që dikur i sulmonte partitë e sotme opozitare sa ishin në pushtet. Asgjë më shumë. Qytetarët e Kosovës tashmë po ballafaqohen me një dyfishim të së “vërtetës zyrtare”.

/TV Arbëria

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas përleshjeve mes grupeve protestuese

Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi...

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me...

Nesër mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian

Kurti bashkë me Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e...

Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas përleshjeve mes grupeve protestuese

Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje mes dy...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e një grupi mësuesish përpara Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, në Ditën Ndërkombëtare të...