Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen...

Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe...

Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ideja e Shqiptarisë

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Çdo shoqëri që të mund të orientohet si duhet nuk mund të funksionojë pa një sistem të ideve. Pa këto fundit si njeriu ashtu edhe shoqëritë jetojnë vetëm në nivelin e perceptimit shqisor. Pra u mungon e vetëdija e përbashkët kombëtare.

Kur cdo komb nuk ka një ide për veten ai u nënshtrohet ideve të tjerëve. Historia e njerëzimit është mbushur pafundësisht me raste se si rruga e nënshtrimit të një kombi kalon nga shkatërrimi i ideve të tij. Kështu, shtetet që kanë synime për ta nënshtruar një shoqëri bëjnë përpjekje për ta përulur atë fillimisht në nivelin e ideve dhe koncepteve. Në mënyrë që kjo e fundit të fillojë t’i adhurojë idetë e pushtuesit, sistemin e jetës, moralin dhe kodet e tij të sjelljes. Dhe ta përçmoje të vetin. Asimilimi, porzelitizimi dhe konvertimi janë vetëm disa nga format më të dalluara të proceseve të tilla.

Shqiptarët më shumë se askush tjetër u ballafaquan me këto tendenca. Por, ata mbijetuan falë devotshmërisë dhe përkushtimit për idenë e shqiptarisë. Pa hyrë shumë në histori kjo ide kristalizimin e saj më të qartë e arriti me Rilindjen Kombëtarë Shqiptarë. Traktatet politike dhe krijimet poetike të etërve themeltarë të kombit e formuan gurrën shpirtërorë të kësaj ideje. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte shprehja me e spikatur për ta materializuar. Ajo u lind si nga nevoja për t’u mbrojtur nga apetitet armiqësore të vendeve fqinje dhe për ta hedhur shtratin e një zhvillimi autonom nga Porta e Lartë, e në përputhje me idealet e shoqërive perëndimore.  Kurse shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 mëtonte ta jetësonte një frymë të tillë në realitetin objektiv, historik, politik dhe institucional.

Mirëpo, mjerisht për shkak të rrethanave tragjike të njohura nga të gjithë ne, ky shtet erdhi në jetë në mënyrë të gjymtuar. Pjesa më e madhe e shqiptarëve mbeten jashtë shtetit “nukelues shqiptar”. Prandaj, këta të fundit në forma legale e ilegale e vazhduan angazhimin historik në funksion të kauzës shqiptare. Besnikëria, sakrifica dhe gatishmëria për flijim e gjeneratave te tëra e mbajtën gjallë flakërimin e kësaj ideje. Kryengritjet e vazhdueshme ndërmjet dy luftërave botërorë ato pas Luftës së Dytë Botërorë  demonstratat e vitit 1986 ato vitit 1981 e deri tek lufta e UCK-së, e formuan këtë uragan të lavdishëm. Azem Bejtja, Shaban Polluzha, Adem Demaçi, Ukshin Hoti, Adem e Hamëz Jashari, Fehmi Ladrovci, Luan Haredinaj, Bahri Faziliu e shumë e shumë të të tjerë janë heronjtë e pavdekshëm të kësaj ideje. Me jetën dhe rënien e tyre ata e përjetësuan atë.

Përpjekjet serbe për ta shuar këtë ideal çoftë me anë të dëbimeve, spastrimit etnik, vrasjeve, dhe burgosjeve politike në fund dështuan. Po ashtu, pësuan kolaps edhe manipulimet ideologjikë për ta konvertuar identitetin e shqiptarëve në jugosllav, si dhe për ta vënë në spikamë atë fetar mbi atë kombëtar etj. Pra e kotë qe kjo ndërmarrje për inxhiniering shoqëror dhe kulturor. Sepse shqiptaret tashmë ishin shqiptarë dhe nuk e duronin asnjë formë tjetër të manipulimit identitetar. Ata ishin të gatshëm të vdisnin për këtë ideal. Prandaj, në fund pasi serbët e humben garën me karakterin qëndrestar të shqiptarëve nuk u mbeti tjetër opsion pos ta nxjerrin në skenë projektin makabër të Milosheviqit që më anë të gjenocidit dhe spastrimit total etnik ta serbizonin Kosovën.

Asgjë më shumë se festa e 28 Nëntorit nuk e kondenson këtë ide të shqiptarisë. Falë kujtimit të saj shqiptarët rezistuan dhe nuk u joshën nga asnjë varant i bastarduar ideologjik.

Madje, ajo mund të jetë një mësim edhe për popujt tjerë të rajonit që vuajnë ende nga megalomanitë e tyre hegjemoniste. Ajo nuk prodhoi kurrë mobilizim fashist kundër të tjerëve. Por nxitej nga aspirata për të jetuar të lirë dhe një fqinjësi të mirë me ta. Kjo edhe është arsyeja që nocionet drejtësi, liri dhe të qenit shqiptar u bënë sinonime. Sepse nuk mund të ishe për drejtësi dhe humanizëm pa qenë edhe për kauzën shqiptare. Prandaj, edhe këto vlera gjetën strehë vetëm  brenda kodit kulturor, politik dhe shoqëror të shqiptarëve në tërë rajonin tonë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen...

Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe...

Pse disa njerëz nuk i durojnë dot “voice messages”?

Njerëzit ndahen në dy grupe: Ata që dërgojnë pafundësisht...

Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,...

Supremja kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj të akuzuarit P.K i ngarkuar me veprën penale “dhunim”e për të cilën vepër...

Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën...

Pse disa njerëz nuk i durojnë dot “voice messages”?

Njerëzit ndahen në dy grupe: Ata që dërgojnë pafundësisht voice messages dhe ata që nuk i durojnë dot. Sigurisht, të dyja grupimet mund të...