Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Humbja e Kryeministrit Kurti nga (mos)pranimi i Kosovës në Këshill të Evropës

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Sa më shumë që po afrohet afati i votimit të fazave të tjera për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, aq më shumë po kristalizohet situata pa shtegdalje në të cilën gjendet kryeministri Kurti në raport me këtë temë.

Ndonëse nuk u dhanë detaje publike, por takimi ndërmjet përfaqësueseve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, me ambasadorët e shteteve të Quint-it, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë evropiane, duket që ka të bëjë me plotësimin e kritereve shtesë të Kosovës në mënyrë që ky proces të finalizohet me sukses.

Po ashtu, pa kaluar shumë kohë nga ky takim, presidentja Osmani, është takuar përsëri në mënyrë të veçantë më ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, takim ky, që sipas komunikatës zyrtare, krahas zhvillimeve tjera, kishte pasur për fokus edhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë kontekst, po bëhet e qartë se sipas shteteve perëndimore, me qëllim që të kalohen edhe fazat tjera të këtij procesi, Kosova duhet të plotësojë edhe kritere shtesë, përpos zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me regjistrimin e 24 hektarëve tokë si pronë e Manastirit të Deçanit. Dhe si kushte tjera, ditë më parë i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Escobar, i kishte veçuar themelimin e Asociacionit dhe shpronësimin e pronave në veri. Në nën tjetër, jo shumë kohë më parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte deklaruar se po futemi në javët kritike të Asociacionit, por pa e qartësuar më shumë këtë formulim “enigmatik” dhe “dramatik”

Prandaj, tashmë është evidente se Kosova duhet të procedojë së paku në drejtim të krijimit  të këtij entiteti. Për themelimin e tij, sipas një letre që e kishte publikuar gazeta nacionale, ishin betuar para raportueses Dora Bokajnis edhe tre krerët kryesorë të shtetit. Mirëpo, në ndërkohë, para opinionit të brendshëm, siç kanë bërë zakonisht, eksponentë të këtij pushteti, filluan ta relativizojnë atë vetëm si një zotim formal duke transmetuar mesazhin se po sa të kalon ky “rrezik” përsëri nuk do t’i qëndrojnë besnik betimit të tyre.

Kjo lojë e dyfishtë e pushtetit aktual si duket e ka bindur bashkësinë ndërkombëtare që të mos i tolerojë më driblime të tilla. Prandaj, Këshilli i Evropës është shndërruar sprova vendimtare ku mund të goditet kjo strategji.  Shto edhe këtu faktin se kryeministri Kurti është pajtuar publikisht me tekstin e Marrëveshjes bazike Brukselit dhe kornizën e sekunecimit të arritur në Ohër, sipas planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku agjenda integruese e Kosovës lidhet me progresin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Në këtë mënyrë, gjasat janë shumë të mëdha që Kosova të dështojë të anëtarësohet në Këshill të Evropës, në fazën finale të këtij procesi. Dhe ky dështim nuk ka të bëjë për shkak të mobilizimit të Serbisë për ta penguar një gjë të tillë, sepse për këtë fundit, Kosova nuk do ta gëzonte asnjë sukses diplomatik, por sepse shtetet kryesore të komunitetit euro-atlantik nuk do të pajtohen me neglizhimin që qeveria e Kosovës i ka bërë obligimeve që ka marr para tyre. Nuk ka dyshim,  se kjo do të ishte një humbje e madhe për Kurtin, sepse ka pranuar ta tradhtojë një kauzë tjetër, që deri me tani e kishte kundërshtuar me një pasion të pashoq, atë pronave të Manastirit të Deçanit.

Kështu, ai është pajtuar me transferimin e kësaj prone, pa marr asgjë në këmbim për Kosovën. Mirëpo, nëse nën presionin e çastit, pajtohet për t’i hapur rrugë praktikisht themelimit të Asociacionit, sepse “teorikisht” është pajtuar me dakordimin për Marrëveshjen bazë të Brukselit, me arsyetimin se sikur të mos ishte ky anëtarësim “nuk do ta trajtonte me urgjencë këtë temë”, atëherë përfundimisht do të pajtohet që ta varros me një kurore mortore kauzën e fundit politike që e ka përdorur për të ardhur në pushtet. Me çka edhe nuk ka pse të dalë para elektoratit të tij në zgjedhjet e reja kurdo që ato do të mbahen. Madje, duke u pajtuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate pa emrin e saj kushtetues dhe vetëm si entet territorial, jo shtetëror.

Rrjedhimisht, cilido qoftë epilogu i kësaj drame, Kurti më shumë se kurrë do të përballet me pasojat e veprimeve të veta, që i ka përdorur  deri më tani, ku për të korrur një sërë fitoresh të vogla, ato aksione ia kanë shtruar rrugën e humbjes së madhe.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma,...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën e lirisë së shtypit thekson se sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma, ku do të boksojë në “vor der Haustur” në Augsburg, ku jeton për afro 5...