Knaus: Kosova sa më shpejt duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald...

Arrestohet burri në Viti, dyshohet i publikoi fotografi eksplicite një gruaje

Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se...

Ky është finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretëe...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haziri thotë se pakoja e dytë e sanksioneve mbetet e paralajmëruar, Qeveria po vazhdon të blejë kohë

Extra AL PVC

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se padyshim që Beogradi zyrtar është arsyeja pse ndodhi dështimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në katër komunat veriore.

Haziri në një intervistë për GazetaBlic thekson se, pas kësaj, shqetësim mjaft i madh e pret Kosovën e Qeverinë e Albin Kurtit.

Sigurisht që Beogradi zyrtar është burim i dështimit në të këtij votimi sipas peticionit për largimin e kryetarëve, të cilat kanë legalitet, por nuk kanë legjitimitet. Shqetësimi për Republikën e Kosovës, Qeverinë e Kosovës dhe Kurtin do të jetë shumë i madh sepse lojaliteti i serbëve të Kosovës në këto katër komuna karshi Beogradit zyrtar ishte shumë i madh”, tha Haziri.

Haziri e sheh si shqetësues faktin se serbët e Kosovës kanë një besueshmëri ndaj Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar.

“Burimi i krejt problemit që duhet të jetë shqetësim për Kosovën është, jo vetëm lojaliteti i serbëve të Kosovës ndaj Beogradit zyrtar, por ndaj dështimit të politikave të Qeverisë së Kosovës sepse masat ndëshkuese, përmes planit për destablizim, do të jetë shumë vështirë me u përmbush në sytë e BE-së. Situata do të vazhdon të mbahet si e tillë, praktikisht ne jemi kthyer në pikën zero që nënkupton iniciativën për bojkot, ku bojkoti i institucioneve të Kosovës po përcillet me bojkot institutcional”, tha Haziri.

E keqja e madhe është se ne po i vuajm sanksionet financiare dhe limitet e mëdha që kanë vendos partnerët ndërkombëtar ndaj eksponentëve të Qeverisë, që përfshijnë edhe kryeministrin Kurti”, shton ai.

Haziri kritikon qasjen e Qeverisë edhe sa i përket sanksioneve që po i vuan Kosova, teksa thotë se procesi i shkarkimit të kryetarëve nuk i largon ato.

“Qeveria Kurti më shumë po merret se a po i vendos BE-ja dhe ShBA-ja sanksione Serbisë se a duhet t’i largojë BE-ja sanksionet Kosovës. Procesi i bojkotit apo votimit nuk i largon masat ndëshkuese sepse ky proces nuk ka treguar sukses. Përderisa nuk ka ndonjë rezultat, do të jetë shumë e vështirë të binden që t’i largojnë masat ndëshkuese. Gabimi kardinal i kësaj Qeveri është se po vazhdon të blejë kohë”, tha Haziri.

Sipas Hazirit, pakoja e dytë e sanksioneve për Kosovën mbetet si e paralajmëruar nga BE-ja dhe siç e cek ai, në rast të ndonjë eskalimi, mund edhe të aktivizohet.

Por, sipas Hazirit, në mënyrë që mos të ndodhë diçka e tillë, atëherë duhet që politika e destabilizimit duhet ta gjejë mënyrën apo formën më të mirë, më të drejtë dhe më kushtetuese e ligjore.

“Pakoja e dytë e sanksioneve ka qenë e paralajmëruar, mbetet si e tillë. Në rast se vlerësohet për një eskalim nga pjesa e Prishtinës që përfshin ndoshta edhe politikë konstruktive, pragmatizëm, bashkëpunim apo koordinim, të cilat nuk i gjen tek kjo Qeveri, më sa paku i gjen tek kjo Qeveri, atëherë pakoja e dytë mund të aktivizohet, përkundër që frika e madhe e BE-së është rritja e centimetrit për ekstremin e djathtë e cila ka një politikë jashtzakonisht të keqe ndaj Republikës së Kosovës”, tha Haziri.

Që mos të arrijmë tek kjo situatë, politika e destabilizimit duhet ta gjejë mënyrën apo formën më të mirë, më të drejtë dhe më kushtetuese e ligjore. Nuk është e thjeshtë, s’është as e lehtë, përkundrazi kërkon një angazhim të madh që përfshin edhe dialogun e brendshëm me akterët dhe përfaqësuesit politik legjitim të serbëve të Kosovës”, shton ai.

spot_img

Të fundit

Knaus: Kosova sa më shpejt duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald...

Arrestohet burri në Viti, dyshohet i publikoi fotografi eksplicite një gruaje

Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se...

Ky është finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretëe...

Prishtinë: Vdes një burrë, fillojnë hetimet mbi rastin

Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë...

Knaus: Kosova sa më shpejt duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do të ishte...

Arrestohet burri në Viti, dyshohet i publikoi fotografi eksplicite një gruaje

Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një gruaje fotografi eksplicite. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje. “FOTOGRAFIMI DHE VIDEO...

Ky është finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretëe të Big Brother Albania VIP 3. Atij iu komunikua që ishte i eliminuari nga televotimi me...