Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO

Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike,...

Marrëveshjen me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, Hovenier e quan një hap të rëndësishëm

Ambasadori Jeff Hovenier, dëshmitari i nënshkrimit të një kuadri...

Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?

Profesorja maqedonase Mirjana Najçevska reagoi ndaj deklaratës së Arben...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haziri për votimet në veri: Mosdalja apo bojkoti duhet të jetë shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën

Extra AL PVC

Lidhur me daljen e ulët në votimet e sotme në veri, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “mosdalja apo bojkoti duhet të jetë shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me daljen e ulët të qytetarëve në votimet e sotme në veri të vendit.

Haziri ka thënë se mosdalja apo bojkoti duhet të jetë shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën.

“Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet”, ka shkruar Haziri.

Nënkryetari i partisë opozitare është shprehur se lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë.

“Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!”, ka përfunduar Haziri.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur detajet se pjesëmarrja e votuesve është minimale në katër komunat e veriut.

“Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 32 votues”, ka thënë Radoniqi.

Ai ka thënë se duke u mbështetur nga të dhënat që kanë pranuar, qendrat e votimit vazhdojnë të jenë të hapura.

Në emër të KQZ-së ai i ka ftuar të gjithë qytetarët e këtyre komunave që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në listën e qytetarëve me të drejtë vote janë 46 mijë e 556 votues.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO

Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike,...

Marrëveshjen me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, Hovenier e quan një hap të rëndësishëm

Ambasadori Jeff Hovenier, dëshmitari i nënshkrimit të një kuadri...

Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?

Profesorja maqedonase Mirjana Najçevska reagoi ndaj deklaratës së Arben...

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim

Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë shkuar...

Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO

Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në fokus të takimit ishte...

Marrëveshjen me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, Hovenier e quan një hap të rëndësishëm

Ambasadori Jeff Hovenier, dëshmitari i nënshkrimit të një kuadri bashkëpunimi ndërmjet Nënsekretares së Shtetit, Liz Allen dhe Presidentes Vjosa Osmani për adresimin dhe kundërshtimin...

Najçevska i reagon Taravarit: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?

Profesorja maqedonase Mirjana Najçevska reagoi ndaj deklaratës së Arben Taravarit i cili tha se kryetari i Parlamentit do të t’u takojë shqiptarëve. “Nuk e thotë...