Mbante fëmijën në prehër duke vozitur, policia gjobit shoferin dhe i merr patentën për 6 muaj

Policia  e Kosovës, në Mitrovicën e Jugut, ka hasur...

Përurimi i shtatores së Skënderbeut, Haradinaj: Nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike

Këtë të shtunë në Gjakovë është përuruar monumentit i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haziri, LDK: Pakoja e dytë e sanksioneve mbetet e paralajmëruar, Qeveria po vazhdon të blejë kohë

Extra AL PVC

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se padyshim që Beogradi zyrtar është arsyeja pse ndodhi dështimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në katër komunat veriore.

Haziri në një intervistë për GazetaBlic thekson se, pas kësaj, shqetësim mjaft i madh e pret Kosovën e Qeverinë e Albin Kurtit.

“Sigurisht që Beogradi zyrtar është burim i dështimit në të këtij votimi sipas peticionit për largimin e kryetarëve, të cilat kanë legalitet, por nuk kanë legjitimitet. Shqetësimi për Republikën e Kosovës, Qeverinë e Kosovës dhe Kurtin do të jetë shumë i madh sepse lojaliteti i serbëve të Kosovës në këto katër komuna karshi Beogradit zyrtar ishte shumë i madh”, tha Haziri.

Haziri e sheh si shqetësues faktin se serbët e Kosovës kanë një besueshmëri ndaj Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar.

“Burimi i krejt problemit që duhet të jetë shqetësim për Kosovën është, jo vetëm lojaliteti i serbëve të Kosovës ndaj Beogradit zyrtar, por ndaj dështimit të politikave të Qeverisë së Kosovës sepse masat ndëshkuese, përmes planit për destablizim, do të jetë shumë vështirë me u përmbush në sytë e BE-së. Situata do të vazhdon të mbahet si e tillë, praktikisht ne jemi kthyer në pikën zero që nënkupton iniciativën për bojkot, ku bojkoti i institucioneve të Kosovës po përcillet me bojkot institutcional”, tha Haziri.

“E keqja e madhe është se ne po i vuajm sanksionet financiare dhe limitet e mëdha që kanë vendos partnerët ndërkombëtar ndaj eksponentëve të Qeverisë, që përfshijnë edhe kryeministrin Kurti”, shton ai.

Haziri kritikon qasjen e Qeverisë edhe sa i përket sanksioneve që po i vuan Kosova, teksa thotë se procesi i shkarkimit të kryetarëve nuk i largon ato.

“Qeveria Kurti më shumë po merret se a po i vendos BE-ja dhe ShBA-ja sanksione Serbisë se a duhet t’i largojë BE-ja sanksionet Kosovës. Procesi i bojkotit apo votimit nuk i largon masat ndëshkuese sepse ky proces nuk ka treguar sukses. Përderisa nuk ka ndonjë rezultat, do të jetë shumë e vështirë të binden që t’i largojnë masat ndëshkuese. Gabimi kardinal i kësaj Qeveri është se po vazhdon të blejë kohë”, tha Haziri.

Sipas Hazirit, pakoja e dytë e sanksioneve për Kosovën mbetet si e paralajmëruar nga BE-ja dhe siç e cek ai, në rast të ndonjë eskalimi, mund edhe të aktivizohet.

Por, sipas Hazirit, në mënyrë që mos të ndodhë diçka e tillë, atëherë duhet që politika e destabilizimit duhet ta gjejë mënyrën apo formën më të mirë, më të drejtë dhe më kushtetuese e ligjore.

“Pakoja e dytë e sanksioneve ka qenë e paralajmëruar, mbetet si e tillë. Në rast se vlerësohet për një eskalim nga pjesa e Prishtinës që përfshin ndoshta edhe politikë konstruktive, pragmatizëm, bashkëpunim apo koordinim, të cilat nuk i gjen tek kjo Qeveri, më sa paku i gjen tek kjo Qeveri, atëherë pakoja e dytë mund të aktivizohet, përkundër që frika e madhe e BE-së është rritja e centimetrit për ekstremin e djathtë e cila ka një politikë jashtzakonisht të keqe ndaj Republikës së Kosovës”, tha Haziri.

“Që mos të arrijmë tek kjo situatë, politika e destabilizimit duhet ta gjejë mënyrën apo formën më të mirë, më të drejtë dhe më kushtetuese e ligjore. Nuk është e thjeshtë, s’është as e lehtë, përkundrazi kërkon një angazhim të madh që përfshin edhe dialogun e brendshëm me akterët dhe përfaqësuesit politik legjitim të serbëve të Kosovës”, shton ai. /Gazeta Blic/

spot_img

Të fundit

Mbante fëmijën në prehër duke vozitur, policia gjobit shoferin dhe i merr patentën për 6 muaj

Policia  e Kosovës, në Mitrovicën e Jugut, ka hasur...

​Pas Leicester Cityt, kjo është skuadra e dytë që siguron ngjitjen në Premier Ligë

Ipswich Town e ka siguruar ngjitjen në Premier Ligë...

Përurimi i shtatores së Skënderbeut, Haradinaj: Nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike

Këtë të shtunë në Gjakovë është përuruar monumentit i...

Mbante fëmijën në prehër duke vozitur, policia gjobit shoferin dhe i merr patentën për 6 muaj

Policia  e Kosovës, në Mitrovicën e Jugut, ka hasur në një shoferi i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Kështu bën...

​Pas Leicester Cityt, kjo është skuadra e dytë që siguron ngjitjen në Premier Ligë

Ipswich Town e ka siguruar ngjitjen në Premier Ligë për herë të parë që nga viti 2002. Kieran McKenna i ka dhënë fund serisë...

Një 60 vjeçar nga Novi Pazari vdes në një hotel në Prizren, po qëndronte aty bashkë me gruan – dyshohet për sulm në zemër

Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur sot derisa po qëndronte në një hotel të Prizrenit bashkë me gruan e...